|
Newsletter
385#21/11/2007
|
||
|
Working together, all of us can bring a prosperous world to the children! HELP THE CHILDREN Electronic Newsletter of the Children's Human Rights Centre of Albania - CRCA / DCI Section ALBANIA Funded by: Olof Palme International Center and SIDA (Swedish International Development Agency)
This Electronic Newsletter is prepared by the Information
and Research Centre for Children's Rights in Albania - IRCCRA.
The Children's Human Rights Centre of Albania - CRCA
is:
IN IN THIS EDITION: - CRCA: DEKLARATE PER SHTYP PER DITEN NDERKOMBETARE TE TE DREJTAVE TE FEMIJES - SHTYPI SHQIPTAR I BEN JEHONE KERKESAVE TE KOALICIONIT KUNDER DHUNES NDAJ FEMIJEVE - BEHUNI PJESE E AKADEMISE PER TE DREJTAT E FEMIJEVE NE SHQIPERI - Overview of the Electronic Newsletter
- CRCA: DEKLARATE PER SHTYP PER DITEN NDERKOMBETARE TE TE DREJTAVE TE FEMIJES QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE
SHQIPERI
SOT DITA NDERKOMBETARE E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE Me 20 Nentor 2007 behen 18 vjet nga adoptimi i Konventes per te Drejtat
e Femijes nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se, nje nga dokumentet
me universale te te drejtave te njeriut ne Bote, i cili hedh bazat
e mbrojtjes, garantimit dhe respektimit te te drejtave te femijeve
ne familje, shoqeri dhe institucione shteterore. - SHTYPI SHQIPTAR I BEN JEHONE KERKESAVE TE KOALICIONIT KUNDER DHUNES NDAJ FEMIJEVE GAZETA SHQIP, DT 20 NENTOR 2007, FQ 25
Të miturit, 390 viktima të krimeve gjatë vitit të kaluar Nga: Eglantina Bardhi
Krimet ndaj fëmijëve Të rriturit jo vetëm që nuk garantojnë një mbrojtje dhe jetë normale ndaj fëmijëve, por shpesh, këta të fundit, janë viktimë e dhunës dhe keqtrajtimeve deri në krime kundër jetës dhe krime seksuale. Këto janë fakte që vijnë nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme, të cilat u publikuan nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, sipas të cilës qindra fëmijë, vetëm gjatë një viti, janë viktima të krimeve. "Më shumë se 390 fëmijë në vendin tonë kanë qenë viktima të krimeve vetëm gjatë vitit 2006, ku 53 fëmijë pësuan krime seksuale",- pohon drejtori i CRCA-së, Altin Hazizaj. Masakrat ndaj të miturve nuk janë ndalur edhe sa i takon krimeve ndaj jetës, pasi vetëm gjatë vitit të kaluar Ministra e Brendshme raporton 47 raste të krimeve kundra jetës së fëmijëve. Madje lista e zezë e krimeve ndaj të miturve vazhdon edhe me krime ndaj shëndetit, pasi po gjatë vitit të kaluar ka pasur 24 krime ndaj shëndetit, të pasuara me plot 26 krime kundra lirisë së fëmijëve. "Mbi fëmijët, gjatë vitit 2006 kanë ndodhur edhe 225 lloje të tjera krimesh ç'ka tregon se kemi të bëjmë me një situatë alarmante, pasi fëmijët shqiptarë ndodhen rëndom përpara dhunës dhe krimeve të rënda",- bëhet e ditur në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Fëmijëve. Dhuna ndaj fëmijëve Dhuna ndaj fëmijëve është kthyer në një fenomen që ndeshet rëndom jo vetëm në vendet e huaja, por edhe në vendin tonë. Kjo mësohet nga studim i fundit i UNICEF-it, ku jepen shifra tronditëse sa i takon dhunës dhe keqtrajtimit të fëmijëve. Fatkeqësisht ky studim tregon se fëmijët janë viktima të dhunës jo vetëm në familje, por edhe në shollë. "Në një studim të fundit të UNCE,F rezulton se 1 në 4 fëmijë janë viktima të formave më të rënda të dhunës në familje dhe 1 në 3 fëmijë, janë viktima të rrahjes apo goditjes në shkollë",- bëhet e ditur nga CRCA. Sipas organizatave në mbrojtje të fëmijëve, këto fakte tregojnë qartë se dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri përbën një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të fëmijëve dhe ajo është në kundërshtim me Nenin 39, të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, të OKB-së, ku Shqipëria është shtet palë që prej vitit 1992, si dhe të Nenit 54, të Kushtetutës së Shqipërisë. E megjithëse në këtë nen thuhet se "Shtetet Palë do të marrin masat e duhura për të lehtësuar riaftësimin fizik dhe psikologjik dhe ri-integrimin në shoqëri të çdo fëmije, që është viktimë e çdo forme neglizhence, shfrytëzimi ose keqtrajtimi, torture ose çdo lloj tjetër trajtimi ose dënimi mizor", duket se ky nen jo vetëm që nuk po zbatohet, por fëmijët po pësojnë dhunë dhe keqtrajtime gjithnjë e më shumë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2006, mëse 390 fëmijë në Shqipëri kanë qenë viktima të krimeve, ku ndër të tjera: 47 kanë qenë krime kundër jetës së fëmijëve, 53 krime seksuale, 24 krime kundër shëndetit, 26 krime kundër lirisë së fëmijëve dhe 225 krime të tjera kundër fëmijës. - 1 në 4 fëmijë, janë viktima të formave
më të rënda të dhunës në familje, sipas
të dhënave të UNICEF
Kushtetuta e Shqipërisë, në Nenin 54 të saj, thotë: "...Çdo fëmijë, ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë...". Në fakt, ky nen shumë rrallë zbatohet e si pasojë fëmijët vazhdojnë të jenë pre e dhunës dhe krimeve. Të ndodhur përpara kësaj situate, Koalicioni Kundër Dhunës ndaj Fëmijëve në Shqipëri i ka drejtuar disa kërkesa Qeverisë, ministrive të linjës dhe shoqërisë civile, që të merren masa ndaj këtij fenomeni. Kështu, kërkesa e parë është që Qeveria Shqiptare dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të përshpejtojnë procedurat e nënshkrimit dhe ratifikimit të Konventës Kundër Shfrytëzimit dhe Abuzimit të Fëmijëve të Këshillit të Europës. "Ministria e Brendshme duhet të miratojë sa më shpejt krijimin e Regjistrit Kombëtar të Personave që kanë kryer krimeve kundër fëmijëve, si një mundësi për të mbrojtur fëmijët nga të gjithë personat me sjellje të rrezikshme ndaj tyre. Ky regjistër duhet të jetë i hapur për të gjitha institucionet publike, private, si dhe familjet në Shqipëri",- kjo është kërkesa e dytë që behët për mbrojtjen e fëmijëve, drejtuar institucioneve përgjegjëse. Ndërkohë bëhet e ditur se Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, si dhe Ministria e Drejtësisë, duhet të shikojnë mundësinë e përgatitjes dhe miratimit të një ligji të veçantë kundër dhunës dhe keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri. "Është e papranueshme që ende në vitin 2007, Shqipëria të mos ketë një ligj që mbron fëmijët nga dhuna, keqtrajtimi dhe shfrytëzimi ekonomik e seksual. Rastet më të fundit, ku viktima apo autorë të krimeve të rënda janë bërë fëmijët, tregojnë se sa e përhapur është dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri",- bëhet e ditur në raportin me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundra Dhunës Ndaj Fëmijëve.
GAZETA SOT, DT. 20 NENTOR 2007 Dhuna ndaj fëmijëve, organizatat kërkojnë ndihmën e shtetit
Mëse 40 milion fëmijë në të gjithë botën janë viktima të dhunës dhe neglizhencës. Ndërkohë që 1 në 4 vajza dhe 1 në 9 djem janë të dhunuar para moshës 18 vjeç. Më shumë se 1 milion fëmijë shfytëzohen çdo vit në fushën e industrisë së seksit. Mese 3 milion vajza çdo vit trajtohen si subjekt seksual dhe mëse 120 milion fëmijë nuk kanë shkuar kurrë në shkollë, ku 6-10 prej tyre janë vajza. Por, fenomeni i dhunës dhe keqtrajtimit të fëmijëve është një problem madhor edhe në Shqipëri. Në një studim të fundit të UNCEF-it, rezulton se 1 në 4 fëmijë janë viktima të formave më të rënda të dhunës në familje dhe 1 në 3 fëmijë janë viktima të rrahjes apo goditjes në shkollë. Ndërkaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjatë vitit 2006, mëse 390 fëmijë në Shqipëri kanë qenë viktima të krimeve. Kërkesat e koalicionit Sipas Koalicionit Kundër Dhunës ndaj Fëmijëve në Shqipëri, është e papranueshme që ende në vitin 2007, Shqipëria të mos ketë një ligj që mbron fëmijët nga dhuna, keqtrajtimi dhe shfrytëzimi ekonomik e seksual. Duke patur parasysh këto shqetësime, ky koalicion mendon se qeveria shqiptare, ministritë e linjës dhe shoqëria civile duhet të ndërmarrin një sërë masash të shpejta për ti thënë NDAL, dhunës ndaj fëmijëve. Ndër masat më të shpejta që mund të zbatohen, koalicioni ka kërkuar që qeveria dhe Kuvendi të përshpejtojnë procedurat e nënshkrimit dhe ratifikimit të Konventës Kundër Shfrytëzimit dhe Abuzimit të Fëmijëve të Këshillit të Europës, Ministria e Brendëshme të miratojë sa më shpejt krijimin e Rregjistrit Kombëtar të Personave që kanë kryer krimeve kundër fëmijëve, si dhe Ministria e Punës e Ministria e Drejtësisë të shikojnë mundësinë e përgatitjes dhe miratimit të një ligji të veçantë kundër dhunës dhe keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri. Koalicioni beson se zbatimi i këtyre masave si dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe ndjeshmërisë së institucioneve qeveritare dhe joqeveritare për krijimin e një sistemi parandalues, mbrojtës, trajtues dhe ri-integrues për fëmijët viktima të dhunës dhe keqtrajtimit, do të garantonin respektimin e të drejtave të fëmijëve, si nga institucionet publike, ashtu edhe nga familja dhe publiku i gjerë në vend. http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=58628&Itemid=0&lang - BEHUNI PJESE E AKADEMISE PER TE DREJTAT E FEMIJEVE NE SHQIPERI FTESE / NJOFTIM
Ne emer te Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA kam kenaqesine t'ju njoftoj se CRCA, per shkak te kerkesave te larta, ka shtyre periudhen e aplikimit per pjesmarrje ne Akademine e Pare per Drejtat e Femijeve ne Shqiperi. Te gjithe te interesuarit kane kohe deri ne date 23 Nentor, ora 17.00 per te derguar aplikimin e tyre per pjesmarrje ne Akademi (per ata qe e kane derguar, nuk eshte e nevojshme qe te ridergohet). Ne bashkepunim dhe me financim te Olof Palme International Center dhe SIDA Suedi, duke filluar nga ky vit dhe ne vazhdim, ne do te mbledhim se bashku perfaqesues te Qeverise, OJF-ve dhe eksperte shqiptare dhe te huaj, ne nje jave pune te dedikuar te drejtave te femijeve ne Shqiperi dhe ne Bote, zhvillimeve me te fundit ne fushe, rolit qe luajne institucionet kombetare dhe nderkombetare per te rritur respektin ndaj femijes, politikat dhe legjislacioni ne mbrojtje te femijeve dhe nevoja per reforma te metejshme. Akademia e pare per te Drejtat e Femijes do te organizohet gjate javes sw dyte te muajit Dhjetor, qe perkon edhe me 18 vjetorin e aprovimit te Konventes per te Drejtat e Femijes (KDF) nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara si dhe Dites Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut. Per kete qellim une kam kenaqesine qe t'ju ftoj te pjesmarres ne Akademine e Pare te te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi. Nese deshironi qe te avanconi njohurite tuaja ne fushen e te drejtave te femijeve ose deshironi qe njohurite tuaja t'i ndani me persona te tjere te fushes, une ju ftoj qe te aplikoni. Bashkangjitur keni dokumentat baze qe do t'ju udheheqin ne kete proces. Nderkohe per cdo pyetje, kerkese apo informacion, ju lutem mos hezitoni te kontaktoni me ne. Sinqerisht, Altin Hazizaj
Overview of Electronic Newsletter This Electronic Newsletter is prepared by the Information and Research Centre for Children's Rights in Albania - IRCCRA on behalf of the Children's Human Rights Centre of Albania - CRCA / Defence for Children International - Albanian Section. More than 450 NGO's, international organisations and agencies, state bodies, donors, individuals, and other partners of CRCA - IRCCRA receive this Electronic Newsletter. If you would like to publish your news, reports, announcements, invitations, or other documents concerning children rights, youth rights, women and human rights, please contact with IRCCRA. If you wish to subscribe or un-subscribe from the mailing list please e-mail to: irccra@crca.org.al All readers are permitted and encouraged to copy and distribute all or any part of this electronic publication, provided that proper attribution is given to the Children's Human Rights Centre of Albania - CRCA. No part of this electronic publication may be sold in any form. The opinions expressed in this E-newsletter do not necessarily represent the policies or opinions of the Children's Human Rights Centre of Albania (CRCA), Information and Research Centre for Children's Rights in Albania (IRCCRA), or those of Olof Palme International Center or SIDA (Swedish International Development Agency). Children's Human Rights Centre of Albania - CRCA =============================================================== Information & Research Centre for Children's Rights in Albania
- IRCCRA |
||