Newsletter 394#08/05/2008

Working together, all of us can bring a prosperous world to the children!

"LAJME NGA CRCA"

Electronic Newsletter of the Children's Human Rights Centre of Albania - CRCA / DCI Section ALBANIA

This Electronic Newsletter is prepared by the Information and Research Centre for Children's Rights in Albania - IRCCRA.
More than 400 Albanian and Kosovan, foreign NGO's, international organisations and agencies, state bodies, donors, individuals, and other partners of CRCA receive this Electronic Newsletter. If you would like to publish your news, reports, announcements, invitations, or other documents concerning children and children's rights, please contact with IRCCRA.

If you wish to subscribe or unsubscribe from the mailing list please click here or e-mail to: irccra@crca.org.al

The Children's Human Rights Centre of Albania - CRCA is:

- Associate Member of DEFENCE FOR CHILDREN INTERNATIONAL - DCI
- Founding Member of SOUTH EAST EUROPEAN CHILD RIGHTS ACTION NETWORK - SEECRAN
- Founding Member of EASTERN & CENTRAL EUROPEAN & BALTIC NETWORK OF NGO's ON MONITORING CHILDREN'S RIGHTS
- Founding Member of ALBANIAN CHILDREN'S RIGHTS NETWORK - ACRN
- Member of the BALKAN HUMAN RIGHTS NETWORK - BHRN

NE KETE EDICION DO TE LEXONI:

- CRCA TRAINON 182 MESUES, NXENES DHE PSIKOLOGE NE TIRANE PER MBROJTJEN E FEMIJEVE NGA KEQTRAJTIMI

- CRCA DHE CANADA FUND ORGANIZOJNE TRAINIME PER OJF-TE NE FUSHEN E LOBIMIT DHE ADVOKATESISE

- DEKLARATE PER SHTYP: “POLITIKANË KTHEHUNI NË SHKOLLË - ËSHTË KOHA TË KONTRIBUONI"

- FONDACIONI VODAFONE AKORDON 31 MILIONE LEKE PER PROJEKTE NE NDIHME TE KOMUNITETEVE NE NEVOJE

- Overview of the Electronic Newsletters

- CRCA TRAINON 182 MESUES, NXENES DHE PSIKOLOGE NE TIRANE PER MBROJTJEN E FEMIJEVE NGA KEQTRAJTIMI

Gjatë muajve Mars-Prill 2008 CRCA ne bashkepunim me Drejtorine Arsimore te Rrethit Tirane dhe Keshillin e Europes organizuan tete Kurse Trajnimi per mesuesit, nxenesit dhe psikologet ne te gjitha Shkollat e qytetit te Tiranes. Kater kurse Trainimit u organizuan mbi temen “Abuzimi i Fëmijëve dhe profesionistët që punojnë me fëmijët” ndersa keter kurse te tjera u organizuan me temen “Konventa për të drejta e fëmijëve dhe abuzimi i fëmijëve”.

Këto trajnime u realizuan në kuadër të programit të Linjës së Telefonit të Ndihmës për Fëmijët në Tiranë, i cili financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta.

Trajnimet me teme “Abuzimi i Fëmijëve dhe profesionistët që punojnë me fëmijët” ishin dy ditore dhe u zhvilluan mbi bazën e një programi të përpiluar për këtë qëllim. Materiali që u përdor në këtë trajnim ishte manuali i trajnimit me titull “Manuali i Praktikave Pozitive për profesionistët që punojnë me fëmijët e keqtrajtuar” i përgatitur nga CRCA. Trajnimi u mbajt nga trajnerë anëtarë të Skuadrës së Trajnerëve pranë CRCA-së dhe specialistë në fushën e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

Në këto Kurse Trainimi morën pjesë 28 psikokoge dhe punonjës social që ofrojnë shërbime psikologjike në shkollat 9- vjecare te Tiranes dhe 52 mësues shkollat 9- vjeçare dhe të mesme të qytetit te Tiranes që japin lëndën e edukatës qytetare në këto shkolla.

Kurset e Trajnimit me teme “Konventa për të drejta e fëmijëve dhe abuzimi i fëmijëve” u zhvilluan me prezencen e më shumë se 100 fëmijëve, dy fëmijë nga çdo shkollë 9- vjeçare, rreth 52 shkolla 9- vjeçare në qyteti në Tiranës. Metodologjia e përdorur në trjanimin me fëmijët ishte e përshtatshme për moshën e tyre në mënyra që të kuptohej prej tyre. Tek ata u përdorën teknika si role-play, histori jete etj. Për fëmijët ishte hera e parë që merrinin pjesë në një trajnim dhe ky fakt u prit shumë mirë prej tyre.


Per me shume info, kontaktoni:

Alma Maksutaj
Koordinatore e Fushates
Tel / Fax: + 355 4 242264
E-mail: almam@crca.org.al
www.crca.org.al

- CRCA DHE CANADA FUND ORGANIZOJNE TRAINIME PER OJF-TE NE FUSHEN E LOBIMIT DHE ADVOKATESISE

Tirane, 2 Prill 2008 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi (CRCA), ne bashkepunim dhe me mbeshtetjen financiare te Canada Fund, organizuan ne datat 1-2 dhe 3-4 Prill 2008 trainimet me teme “Lobim dhe Advokim për të Drejtat e Fëmijëve”.

Ky trainim iu adresua perfaqesuesve te mese 20 institucioneve publike e OJF-ve qe punojne me/per femijet ne Shqiperi.

Qellimi i trainimit ishte forcimi i aftësive lobuese dhe advokuese të institucioneve, organizatave dhe profesionisteve që punojnë për/me fëmijët per te ndikuar e përmirësuar situatën e të drejtave të fëmijëve në vend, nepermjet nismave dhe iniciativave individuale dhe te perbashketa.

Trainimi u organizua ne dy module baze: Moduli i pare trajtoi konceptin e te drejtave te femijeve dhe zhvillimit te tyre sipas Konventes per te Drejtat e Femijes, ndersa moduli i dyte u ndal ne trajtimin e konceptit te lobimit e advokimit per ceshtjet e femijeve, bashke me femijet.

Kursi i tranimit u referua nga Skuadra e Trainereve te CRCA-se, ndersa materiali i referuar u ngrit mbi Manualin e Trainimit te CRCA-s “Promovimi i të Drejtave të Fëmijëve”.

Metodologjia e perdorur ne kete trainim konsistonte ne shkembimin e informacionit midis pjesmarresve dhe trainereve, ushtrime dhe workshope, role-play si dhe dhenien e informacionit ne menyre teorike.


Per me shume informacion, kontaktoni:

Blerina Metaj
Menaxhere Programi
Tel / Fax: 242264
E-mail: bmetaj@crca.org.al
www.crca.org.al

- DEKLARATE PER SHTYP NE KUADER TE FUSHATES GLOBALE ARSIM PER TE GJITHE


“ARSIM CILËSOR PËR TË GJITHË, JEPINI FUND PËRJASHTIMIT”
“POLITIKANË KTHEHUNI NË SHKOLLË - ËSHTË KOHA TË KONTRIBUONI"

Java Globale “Arsimim për të Gjithë” 21 – 27 Prill 2008

Këtë vit, në të gjithë Botën, përfshirë edhe Shqipërinë, nga data 21-27 Prill 2008, zhvillohet Java Globale “Arsimim për të Gjithë” nën moton “ARSIM CILËSOR PËR TË GJITHË, JEPINI FUND PËRJASHTIMIT”. Gjatë kësaj jave organizatat që punojnë për arsimimin e fëmijëve dhe sindikatat e mësuesve nga e gjithë Bota i drejtohen qeverisë dhe politikanëve me slloganin “Politikan Kthehuni në Shkollë, është koha të kontribuoni"

Ndonëse gjatë vitit 2007 buxheti i arsimit është rritur, përsëri ne vëmë re se fondet e dhëna nga Qeveria nuk janë kanalizuar drejt kthimit në shkollë të fëmijëve që punojnë, lypin apo e kanë braktisur shkollën; arsimimin e vajzave; forcimit të infrastrukturës shkollore sidomos në zonat rurale, përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe rritjes dhe forcimit të kualifikimit të mësuesve.

Arsimimi është e drejta e çdo fëmije, përmes së cilës çdo individ në shoqëri ka mundësi të zhvillohet plotësisht dhe të dalë nga varfëria. Për këtë qëllim organizatat joqeveritare: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri / Defence for Children International (CRCA / DCI), Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (IRCCRA), World Vision Albania, Save the Children - Albania, UNICEF - Albania, Federata e Sindikatave të Arsimit në Shqipëri, Aleanca për Femijet në Shqipëri (ACA), SOS - Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, Qëndra “Vatra”, Alanca Gjinore për Zhvillim, Qëndra Fëmijët Sot dhe Diakonia Agapes, Partner për Fëmijët dhe MEDPAK, kanë bashkuar forcat e tyre për t’i bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë, Qeverisë shqiptare dhe Presidentit të Republikës, si dhe të gjithe politikanëve, që të bëjnë më shumë për sigurimin e të drejtave dhe arsimimin e fëmijëve në Shqipëri, sigurimin i mospërjashtimit të fëmijëve, në mënyrë që të eleminohet dhe të ndalohet diskriminimi ndaj fëmijëve në institucionet para-shkollore dhe arsimore publike.

Qëllimi i Fushatës Javore në Shqipëri është ndërgjegjësimi i Qeverisë Shqiptare, politikanëve dhe publikut të gjerë për: problemet e arsimimit të fëmijëve në Shqipëri, veçanërisht arsimimit të vajzave dhe fëmijëve të grupeve vulnerabël, fenomenit të braktisjes së shkollës dhe të fëmijëve të përjashtuar nga arsimi si dhe krijimit të kushteve për shkolla sa më miqësore.

Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri u kërkon Qeverisë shqiptare nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp që;

v Të shohë me prioritet çështjet e arsimimit të fëmijëve në Shqipëri;
v Të rishikojë buxhetin e shtetit dhe të parashikojë në të më shumë fonde për arsimimin e fëmijëve;
v Të zbatojë politika arsimore gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese për asnjë target grup;
v Të zbatojë politika mbështetëse për fëmijët që punojnë, fëmijët e komunitetit Rrom, fëmijët me aftësi të kufizuar etj;

Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve beson se arsimimi i fëmijëve dhe sigurimi i kushteve për shkolla sa më miqësore duhet të jenë prioritetet kryesore të Qeverisë shqiptare dhe shoqërisë në përgjithësi. Arsimi ka një ndikim të padiskutueshëm në uljen e varfërisë, rritjen e nivelit arsimor dhe kulturor të shoqërisë dhe krijimin e një force aktive për punë, të aftë të integrohet dhe konkurojë në tregun ndërkombëtar.

Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve fton Qeverinë shqiptare, Parlamentin, Presidentin e Republikës, pushtetin lokal, shoqërinë, OJF-të, prindërit, mësuesit dhe vetë fëmijët, që të japin ndihmën e tyre maksimale për të bërë arsimimin më cilësor dhe të mundshëm për të gjithë fëmijët në Shqipëri

Per me shume info, kontaktoni:

Alma Maksutaj
Koordinatore e Fushates
Tel / Fax: + 355 4 242264
E-mail: almam@crca.org.al
www.crca.org.al

- FONDACIONI VODAFONE AKORDON 31 MILIONE LEKE PER PROJEKTE NE NDIHME TE KOMUNITETEVE NE NEVOJE

Vetëm 3 muaj pas prezantimit publik të Fondacionit Vodafone Albania, me mbështetjen e donatorëve Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Group Foundation, konfirmon një kontribut në shumën prej 31.370.907 Lekë,(rreth 295.000 Euro) për zbatimin e 7 projekteve , dhe prezanton fituesit e konkursit vjetor” Bota e Ndryshimit”- një eksperiencë unike e inovative që synon të promovojë pasionin dhe dedikimin e individit për të sjellë një ndryshim në përgjigje të nevojave sociale të komunitetit ku jeton.

Gjatë kësaj konference, Kryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit, Z. Thomas Papaspyrou theksoi:” Është një kënaqësi të vëresh sesi puna intensive e bordit dhe stafit tonë reflektohet në përllogaritjen e e mijëra përfituesve prej këtyre projekteve. E vecanta e financimit të projekteve për këtë vit është shtrirja e investimit social në disa rrethe, nga veriu e deri në jug të vendit, duke përfshirë Kukësin, Gjirokastrën, Lezhën, Tiranën si dhe rrethe të tjera”

Ky kontribut, pason fondin e emergjencës së akorduar nga Fondacioni Vodafone Albania me ndihmën e Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Group Foundation, për rindërtimin e shkollave dhe sigurimin e nevojave jetësore të komunitetit të prekur nga shpërthimi në Gërdec të Vorë.

Gjatë konferencës për shtyp, Z.Haris Broumidis, Drejtor Ekzekutiv i Vodafone Albania shtoi: “Vodafone Albania përgëzon progresin e arritur prej Fondacionit Vodafone Albania , me anë të të cilit sigurohet efikasiteti në përdorimin e fondeve të dhëna ndaj komunitetit në nevojë. Në zbatim të politikës së investimit social, ne mbetemi një donator i dedikuar për mbështetjen e programeve dhe projekteve që sjellin impakte sociale në jetën e njerëzve dhe komunitetit”

Fondi i akorduar sigurohet falë kontributit te Vodafone Group Foundation për vitin 2008-9 dhe është në dispozicion të roundit të parë të aplikimeve. Fondacioni Vodafone Albania, së fundmi ka njoftuar hapjen e roundit të dytë të aplikimeve për të gjithë institucionet e shoqërisë civile , me anë të cilit do ofrohen më shumë mundësi për zbatimin e projekteve me impakt social për vitin në vazhdim. Roundi i aplikimeve do të qëndrojë i hapur deri më datë 17 Maj 2008.


Lista e projekteve që do të financohen për vitin financiar 2008-9:

- "Hap nje Dritare” Projekt i Shoqatës Kombëtare të të Verbërve, në ndihmë të edukimit të këtij komuniteti. Projekti do të zbatohet në 5 rrethe të vendit.

- Shqiperia Lexon”- promovim i leximit në zonat rurale(5 rrethe)- projekt ky i formuluar nga UNICEF me mbështetjen e Minsitrisë së Edukimit dhe Shkencës, si dhe implementuar nga Fondacioni YAPS.

- Organizimi i “Kinostudios”, trajnim dhe ngritje kapacitetesh për iniciativat për riciklimin e mbetjeve në sajë të angazhimin të komunitetit rom - implementuar nga Shërbimi Social Kombëtar Zeitgeist.

- Asistencë në zonat e rurale në rrethin e Kukësit, përmes organizimit të edukimit parashkollor dhe shërbimeve shëndetësore - implementuar nga “Partnerët për fëmijë” (Partners for Children);

- Mundësi punësimi në zonat rurale për të gratë dhe rinjtë në zonën e varfër të Zadrimës, Lezhë - Implementuar nga Oxfam Albania,

- Program për planifikimin familjar për një shtatzani të shëndetshme, parandalimi i abuzimeve dhe trafikimit të grave shtatzëna të braktisura, parandalimi i braktisjes, abuzimit dhe trafikimit të fëmijëve të porsalindur- implementuar nga Qëndra Sociale Bethany.

- Pritja,, trajtimi dhe lehtësimi kushteve për rastet e viktimave të trafikut njerëzor në qëndrat e rehabilitimit ”Jetë dhe Shpresë”, implementuar nga Qendra Komunitare në Gjirokastër.


Fituesit e konkursit “Bota e Ndryshimit”

1. Enida Shena: Qëndër komunitare për shërbimet sociale në zonën e Gërdecit/Vorë
2. Eneid Mato: Organizmi i banorëve përmes përfaqësuesve të komunitetit për inisiativat mjedisore në 7 mini-bashkitë e Tiranës.
3. Mirela Sina: Asistencë për fëmijët që vuajnë nga simptomat e autizmit.


Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:

Fondacioni Vodaafone Shqiperi
Tel: +355 4 23 83 268/7
Fax: +355 4 23 83 33
e-mail: foundation.al@vodafone.com


Overview of Electronic Newsletter

This Electronic Newsletter is prepared by the Information and Research Centre for Children's Rights in Albania - IRCCRA on behalf of the Children's Human Rights Centre of Albania - CRCA / Defence for Children International - Albanian Section.

More than 450 NGO's, international organisations and agencies, state bodies, donors, individuals, and other partners of CRCA - IRCCRA receive this Electronic Newsletter. If you would like to publish your news, reports, announcements, invitations, or other documents concerning children rights, youth rights, women and human rights, please contact with IRCCRA.

If you wish to subscribe or un-subscribe from the mailing list please e-mail to: irccra@crca.org.al

All readers are permitted and encouraged to copy and distribute all or any part of this electronic publication, provided that proper attribution is given to the Children's Human Rights Centre of Albania - CRCA. No part of this electronic publication may be sold in any form.

The opinions expressed in this E-newsletter do not necessarily represent the policies or opinions of the Children's Human Rights Centre of Albania (CRCA), Information and Research Centre for Children's Rights in Albania (IRCCRA).

Children's Human Rights Centre of Albania - CRCA
Defence for Children International - Albanian Section
Mail address: Kutia Postare 1738, Tirana / ALBANIA
Phone / Fax: + 355 4 242264
E-mail: crca@crca.org.al
www.crca.org.al

===============================================================

Information & Research Centre for Children's Rights in Albania - IRCCRA
Address: Kutia Postare 1403, Tirana / Albania
Phone / Fax: ++ 355 4 24 22 64
E-mail: irccra@crca.org.al
www.crca.org.al/IRCCRA

back to top