1. Minoriteti Grek

Sipas të dhënave zyrtare pakica kombetare me e madhe qe jeton ne territorin e Republikes se Shqiperise eshte pakica greke. Popullsia e saj, sipas te dhenave nga Regjistrimi i Pergjithshem i Popullsise dhe i Banesave i vitit 1989 eshte 58.758 banore. Pjesa derrmuese e saj jeton ne jug te vendit, ne 40 fshatra te rrethit Gjirokaster, 35 fshatra te Sarandes, 16 fshatra te Delvines dhe 3 fshatra te Permetit. Pakica kombetare greke eshte pakica e pare e njohur nga shteti shqiptar dhe mund te thuhet se ceshtja e pakicave kombetare ne Shqiperi ka qene identifikuar per nje kohe te gjate me pakicen greke.

Burimi: http://us.oneworld.net/article/vieë/75854/1/


2. Minoriteti Arumun

Vendobanimet e komunitetit vllah/arumun në Shqipëri datojnë qysh herët në histori. Ata kanë qenë për një kohë të gjatë të integruar në të gjitha aspektet e jetës së vendit me popullatën e përgjithshme, duke dhënë kontributin e tyre dhe duke promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare.

Vllhët/arumunët zyratarisht në Shqipëri janë të njohur si minoritet linguistik, ngjashëm me romët. Poullësia me origjinë vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në Shqipërinë e Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në fillim të vitit 1999 ata kanë themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorike. Komuniteti ka botuar në gjuhën arumune libra për historinë dhe literaturë tjetër.

Burimi: 'Minoritetet ne Shqiperi', Botuar ne Tirane 2003, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.


3. Minoriteti Maqedonas

Minoriteti maqedon ndodhet i përqëndruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij. Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me Maqedoninë dhe Greqinë. Sipërfaqja e zones së Prespës është 213.9 km2. Popullsia aktualisht përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi (Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe Gorica e Madhe. Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të fshatit Liqenas që është më i madhi. Ky fshat e ka patur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë shqipëruar. Në takim me banorët vendas, u kërkua që fshatrat të quhen me emrat e tyre në origjinsl: Pustec, Gollomboq, Bezmosht, etj. Drejtuesit e qeverisjes vendore u shprehën të gatshëm për ta pranuar ktë kërkesë.

Burimi: Komiteti Shqiptar i Helsinkit http://www.ahc.org.al/deklarata/Raport%20vezhgimi%20per%20minoritetin%20maqedon.pdf

4. Minoriteti Rrom

Minoriteti rom është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Origjina e romëve ka rrënjët në fiset e vendosura para shumë kohësh në Shqipëri. Fisi Meçkar është një nga më të rëndësishmit, më të integruarit dhe më të përparuarit. Ata janë vendosur në fund të shekullit XIII nga Mali i Zi, Greqia dhe Turqia. Ata që kanë ardhur nga Turqia kryesisht janë vendosur në Tiranë dhe Fushë-Krujë. Më pak ka në pjesën veriore të vendit.

Në Shqipëri ka gjithashtu edhe "fise" tjera si Karbuxhijtë. Cergarët dhe Kurtofët. arbuxhijtë janë të vendosur kryesisht në Devoll (Korçë dhe Bilisht). Cergarët janë të vndosur në Fier, Peqin dhe Elbasan.

Burimi: 'Minoritetet ne Shqiperi', Botuar ne Tirane 2003, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.


5. Minoriteti Egjyptian

Në Shqipëri, përveç minoriteteve janë të njohura edhe komunitetet. I tillë është komuniteti egjyptian. Shteti shqiptar e cilëson si komunitet, edhe pse ka vite që liderët e Shoqatës së Egjyptianëve ("Bashkimi i Egjyptianëve të Shqipërisë"), i kanë kërkur institucioneve më të larta të shtetit, si dhe organizatave ndërkombëtare, që tua njohin statusin e minoritetit. Ata përmendin shifra prej 200-250 mijë romësh, që për burimet zyrtare është i ekzagjeruar, dhe pretendojnë se kanë origjinën nga Egjypti, duke e konsideruar atë si atëdheun e tyre. Por Ambasada Egjyptiane në Tiranë ka lëshuar një deklaratë, sipas së cilës ajo nuk e njeh minoritetin egjyptian në Shqipëri.

Komuniteti egjyptian është i përhapur në tërë Shqipërinë. Një pjesë e vogël jeton në vendet rurale, kurse pjesa më e madhe është e vendosur në zonat urbane, me lagjet me emra të vacantë, të njohura historikisht nga të gjithë si lagje egjyptiane të Tiranës, por ngjashëm me Tiranën, egjyptianët gjenden pothuajse gjithkund: në Kavajë, Lushnjë, Cërrik, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Berat, Shkodër, etc. ata njihen si njerëz paqësor, kjo është edhe arsyeja se nuk njihet ndonjë rast tipik kriminaliteti nga ky komunitet.

Burimi: 'Minoritetet ne Shqiperi', Botuar ne Tirane 2003, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.


6. Minoriteti Serbo-Malazez

Serbët kanë marrë statisin e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit serbo-malazez.

Serbët votojnë për Partinë e të Drejtave të Njeriut, anëtarët e së cilës janë kryesisht qytetarë të minoritetit grek. Kjo parti ka tre përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë dhe një minister në qeveri. Milan Brojovic (serb) është zëvendës-kryetar i Partisë, dhe drejtor i Menaxhimit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Serbët dhe Malazezet janë të bashkuar në Shoqatën "Moraca-Rozafa", qendra e së cilës është në Shkodër.

Burimi: Ministria e Diasporës së Republikës së Serbisë
http://www.mzd.sr.gov.yu/_eng/polozaj_srba_u_okruzenju.asp