home
I.R.C.C.R.A
Programet
Publikimet
Legjislacion
Raportet kombetare
Rrjetezimi
Kontakto me ne
Links

 

Histori e shkurter

 

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA është një organizatë joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitimprurëse. Misioni i CRCA mbrojtja dhe zhvillimi I të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.CRCA është krijuar në Mars 1997 dhe miratuar ngna Gjykata e Tiranës në Qershor të të njëjtit vit. Anëtarë të saj janë juristë, mjekë, gazetarë, sociologë të njohur dhe të rinj në moshë, por me një eksperiencë të gjerë në fushën e të drejtave të fëmijëve. CRCA është e organizuar në dy borde: Bordin e Drejtorëve dhe Bordi i Këshilluesve. Anëtarë të Bordit të Këshilluesve janë personalitete të njohura shqiptare si dhe aktivistë të të drejtave të fëmijëve.


STRATEGJIA E CRCA 2000-2002

MISIONI

Misioni i Qendres per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi eshte:

a) Mbrojtje aktive e te drejtat e femijeve ne Shqiperi;

b) Zbatimi i standarteve nderkombetare per te drejtat e femijeve, veçanerisht te Konventes per te Drejtat e Femijes te OKB-se;

c) Te perhape informacion per shkeljet e te drejtave te femjeve ne Shqiperi per te gjithe organizmat e interesuara dhe ata qe pregatitin politikat per te drejat e femijeve.

d) Permiresimi i kushteve te jeteses te femijeve ne familje, institucioneve publike dhe shoqeri.

e) Trainime per anetare te Parlamentit, nivele te ndryshme Gjykate, mesues, gazetare, punonjes police dhe oficere burgjesh.

OBJEKTIVAT

1- Perhapjen e informacionit per gjithcka mbi situaten e te drejtave te femijeve ne Shqiperi dhe mbi instrumentat qe mbrojne te drejtat e femijeve ne Shqiperi.


2- Trainimin e Parlamentareve, strukturave Qeveritare dhe perfaqesuesve te OJQ-ve.


3- Edukimin e te drejtave te femijeve ne shkolla.


4- Mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne Shqiperi.


5- Zhvillimin e femijeve ne Shqiperi.


6- Rritjen e Pjesemarrjes se Femijeve ne nivel lokal dhe kombetar.


STRATEGJIA PER VEPRIM

Strategjia per veprim e Qendra per te Drejtat e Femijeve en Shqiperi bazohet ne permiresimin dhe forcimin e te drejtave te femijeve ne Shqiperi nepermjet zbatimit te plote te ligjeve kombetare per femijet dhe te drejtat e tyre. Ne te njejtin hap me kete do te ecet edhe ne zbatimin e standarteve nderkombetare te te drejtave te femijeve.

Kjo strategji eshte aktive sepse do te zbatohet brenda nje kohe te shkurter dhe nepermjet veprimeve dhe masave direkte. Kjo strategji gjate zbatimit te saj do te respektoje ne maksimum ndryshimet objective te shoqerise shqiptare.

Strategjia per aksion e CRCA do te zhvillohet ne keto dy drejtime kryesore: afat I shkurter dhe i mesem, afat-gjate.

STRATEGJIA AFAT SHKURTER DHE AFAT MESME E CRCA


a) Asistence dhe shtytje e institucioneve qeveritare per zbatimin e ligjeve ekzistuese, te cilat mbrojne te drejtat e femijeve.


b) Zbatimin e standarteve dhe ligjeve te reja per mbrojtjen dhe permiresimin e te drejtave te femijeve ne Shqiperi.


c) Perhapje dhe pershtatje e informacionit per situaten e te drejtave te femijeve ne Shqiperi per institucionet qeveritare, OJQ-te, femijet, mas median dhe te gjithe te interesuarit.


d) Trainimin e parlamentareve, gjykatesve te niveleve te ndryshme, anetareve te OJQ-ve, mesuesve, gazetareve, policeve dhe oficereve te burgut. Kjo do te permiresonte nivelin e vetedijes dhe veprimeve per respektimin dhe mbrojtjen e te drejtave te femijeve.


STRATEGJIA AFAT GJATE E CRCA


a) Rritja e volumit te te drejtave qe femijet kane ne Shqiperi, ne varesi nga evolucioni social, politik, ekonomik i vendit dhe ndryshimet ne mentalitetin e shoqerise.


b) Mbrojtje e te drejtave te femijeve permes asistences profesionale dhe te kualifikuar, te ofruar per femije ne nevoje dhe pa te ardhura.


c) Perfshirjen e komuniteteve lokale ne çeshtjen e mbrojtjes te te drejtave te femijeve.


d) Edukimin e te drejtave te femijeve ne shkolla fillore, 8-vjecare dhe te mesme, duke kontribuar ne njohjen e te drejtave nga femijet.


e) Trainimi i parlamentareve, gjykatesve, perfaqesueve te OJQ-ve, gazetareve, mesuesve, punojesve te policise dhe punonjesve te burgjeve mbi ceshtjen e respektimit dhe mbrojtjes te te drejtave te femijeve.


f) Duke rritur pjesemarrjen e femijeve ne institucione publike dhe vende te tjera ku pergatiten politikat per femijet dhe te drejtat e tyre.

PLANI I VEPRIMIT


Duke patur parasysh strategjine per veprim te Qendres per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi, plani i veprimit qe CRCA mund te ndjeke per permbushjen e misionit te saj eshte:

§ Qendra per Mbrojtjen Ligjore Falas te Femijeve per te bere te mundur mbrojtjen ligjore te femijeve ne konfikt me ligjin.


§ Qendra e Informacionit per te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi (IRCCRA) per te shkembyer informacion mes OJQ-ve, Qeverise, organizatave nderkombetare dhe donatoreve.

§ Te raportoje mbi situaten e te drejtave te femijeve ne Shqiperi, nepermjet vezhgimit te kujdesshem te situates te te drejtave te femijeve ne te gjithe vendin.


§ Trainimin e strukturave qeveritare dhe jo-qeveritare mbi Konventen per te Drejtat e Femijes te OKB-se dhe dokumenta te tjera nderkombetare te Kombeve te Bashkuara per te drejtat e femijeve.


§ Klubet e Femijeve per te rritur pjesemarrjen e femijeve ne nivel lokal dhe kombetar dhe te reduktoje numrin e femijeve qe punojne ne Shqiperi.


§ Edukimin e te Drejtave te Femijeve ne Shkolle nepermjet publikimeve te materialeve te ndryshme informative si libra dhe fletepalosje dhe organizimin e kurseve te trainimit per mesuesit ne partneritet me Ministrine e Arsimit.

 

Back to top

Ndrysho Gjuhen|Home|Irccra|Programet|Publikimet|Legjislacion
Raportet Kombetare|
Rrjetezimi|Kontaktoni me ne|Links