home
C.R.C.A
I.R.C.C.R.A
Programet
Publikimet
Legjislacion
Raportet kombetare
Rrjetezimi
Kontakto me ne
Links

 

PROGRAMI

NDAL PUNES DHE TRAFIKUT TE FEMIJEVE NE SHQIPERI


Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi- CRCA eshte nje nga organizatat kryesore qe punon qe prej vitit 1999 kunder fenomenit te punes dhe trafikut te femijeve ne Shqiperi.

Puna dhe Trafiku i Femijeve ne Shqiperi jane fenomene qe jane shfaqur pas viteteve '90 ne Shqiperi. Ndryshimet e sistemeve te ketyre viteve u shoqeruan me krijimin e nje terreni te pershtatshem per t'u rritur ne permasa keto fenomene negative. Varferia e shtrire ne mese 60 perqind te popullsise dhe papunesia paten nje impakt te paraparashikuar ne drejtim te femijeve. Mungesa e legjislacionit adekuat dhe politikave te pershtatshme, perkoi edhe me rrezimin e sistemit te mbrojtjes sociale, dobesimin e arsimimit, dhe vlerave te kujdesit ndaj femijes. Fillimi i viteve '90 i gjeti femijet me nje sistem thuajse te shkateruar te mbrojtjes sociale dhe ekonomike. Per pasoje, femijet u kthyen ne krah pune dhe vulnerabiliteti i tyre, beri qe shume prej tyre te gjenden te detyruar te bejne pune jashte deshires se tyre ose te kthehen ne viktima te trafikut te femijeve. Kjo situate e rende beri qe CRCA te behej akoma me e ndjeshme ne luften kunder ketyre fenomeneve negative te shoqerise shqiptare.


Format kryesore te punes se femijeve ne Shqiperi

CRCA beson se mese 50 mije femije jane te detyruar te punojne ne Shqiperi. Ky punesim perfshin si punesimin sezonal ashtu edhe ate te plote. Nder format kryesore te punes se femijeve mund te permendim: industrine e sherbimeve (shitje ne rruge ose dyqane), lypjen, industrine e turizmit (kamariere, pastrues), industrine e ndertimit, industrine tekstile, industrine e peshkimit, ne agrikulture dhe punen ne familje (kujdesen per femijet e tjere me te vegjel, pastrimin dhe gatimin), si dhe format me te renda te punes se femijeve.


Format me te renda te punes se femijeve

Nje nga shkeljet me flagrante te te drejtave te femijeve ne Shqiperi eshte edhe perfshirja e tyre ne format me te renda te punes se femijeve. Kjo pune sigurisht qe lidhet drejtepersedrejti me shfrytezimin seksual te femijeve, dhe eshte nje nga format me shkaterruese dhe demtuese e te ardhmes se femijes. Nder format me kryesore qe mund te permendim jane: turizmi seksual, pornografia, prostitucioni, si dhe trafiku i femijeve per qellim te shfrytezimit ekonomik dhe seksual.


Çfare ka bere CRCA ne lufte kunder Punes dhe Trafikut te Femijeve ne Shqiperi?

CRCA qe prej 2001 ka hapur nje program te veçante dedikuar te gjithe femijeve te perfshire ne punen e femijeve dhe ne format me te renda te kesaj pune. Programi "Ndal Punes dhe Trafikut te Femijeve ne Shqiperi" eshte financuar nga nje sere donatoresh te rendesishem si ILO-IPEC, OPIC, DCI dhe ECPAT Hollande. Qe prej vitit 2003 programi i punes se femijeve financohet nga parteri afat-gjate i CRCA, Olof Palme International Center, ndersa pjesa e programit kunder trafikut te femijeve financohet nga DCI - ECPAT Hollande. Qellimi kryesor i ketij programi eshte :

" Te ofroje modele sherbimesh te suksesshme te rehabilitimit dhe ri-integrimit per femijet (dhe familjet e femijeve) qe punojne apo jane ne risk per pune ne pese Klubet e Femijeve. Klubet te Femijeve jane qendra psiko-sociale qe ofrojne sherbime per femijet qe punojne, femijet qe jane ne risk si dhe per familjet e tyre. Femijet gjate nje viti te plote asistohen nepermjet arsimimit jo-formal dhe aktiviteteve edukuese dhe kulturore, per te mundur kthimin e tyre gjate vitit te ardhshem ne Shkolle. Per kete qellim ne punojme ngushte me autoritetet lokale si Bashkite, Drejtorite Arsimore dhe Administraten e Sherbimit Social, per te bere te mundur rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre ne sistemin formal te shkollimit. Klubet e femijeve jane te ngritura ne Tirane (2 klube), Korçe, Shkoder dhe Kuçove.

" Permiresimi i politikave dhe legjislacionit ne fushen e punes dhe trafikut te femijeve. CRCA ka qene nder nxitesit dhe kontribuesit kryesore ne pergatitjen e Strategjise Kombetare per Femijet (2000-2005 dhe 2005-2015) ku ka kerkuar me kembengulje permiresimine e politikave ne sherbimet qe ofrohen per femijet viktima te shfrytezimit ekonomik dhe seksual. Per kete qellim ne punojme ne parneritet me Parlamentin, Kryeministrine, Ministrine e Punes dhe Çeshtjeve Sociale, si dhe shoqerine civile ne Shqiperi.

" Fushata 'Ndal Punes se Femijeve ne Shqiperi' ka si qellim te ndergjegjesoje Qeverine shqiptare dhe institucionet e saj, prinderit e femijeve qe punojne, opinionin publik dhe shoqerine civile per te marre masa kunder punes se femijeve ne Shqiperi. Çdo vit CRCA realizon fushata ndergjegjsuese ne te gjithe Shqiperine nepermjet organizimit te debateve ndergjegjesues, takimeve me autoritetet lokale dhe shperndarjes se posterave, fletpalosjeve lidhur me punen e femijeve. Ne keto fushata vete femijet jane aktore aktive dhe luajne nje rol te rendesishem per ndergjegjesimin e te rriturve per problemet e tyre.

" Forcimi i Kapaciteteve Institucionale dhe Profesionale te stafeve te Qeverise ne nivel qendror dhe lokal, si dhe OJF-ve qe punojne me/per femijet. CRCA ne programin e saj realizon workshope, seminare ndergjegjesuese dhe trainime per punen e femijeve me perfaqesues te nivelit qendror, lokal dhe te OJF-ve qe punojne per femijet ne Shqiperi.


Puna e CRCA kunder Trafikut te Femijeve

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi -CRCA e ka pare si nje nga prioritete e saj edhe çeshtjen e trafikut te femijeve ne Shqiperi. Nder nismat dhe iniciativat qe CRCA ka inicuar ose ka marre pjese mund te permendim:

" Raport Permbledhes per Trafikun e Femijeve ne Shqiperi "Trafikimi i Femijeve ne Shqiperi"
" Permiresimin e politikave shteterore kunder trafikut te qenieve njerezore dhe veçanerisht trafikut te femijeve ne Shqiperi. Per kete qellim CRCA ka marre pjese ne menyre active ne hartimin e Strategjise Kombetare Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore ne Shqiperi dhe Strategjise Kombetare Kunder Trafikut te Femijeve ne Shqiperi.
" Forcimin e Kapaciteteve Institucionale nepermjet organizimit te kurseve te trainimit per perfaqesues te larte te Qeverise qenderore dhe lokale, si dhe OJF-ve qe punojne per femijet viktima te trafikimit.
" Organizimin gjate vitit 2005 te Workshopit Europian (Lindje-Perendim) per çeshtjen e Trafikut te Femijeve per qellime shfrytezimi seksual ne Europe, ne bashkepunim me DCI-ECPAT Hollande.


Fushatat Ndergjegjesuese Globale

CRCA eshte antare e Fushates Globale 'Arsimim per te Gjithe'. CRCA çdo vit realizon per Shqiperine nje sere aktivitesh ndergjegjesues mbi rendesine e arsimimit. Kete vit Fushate u organizua nen moton "Arsimo per t'i dhene Fund Varferise". Ne partneritet me World Vision, Aleanca per Femijet ne Shqiperi dhe CISP realizuan aktivitete ndergjegjesuese ne te gjithe Shqiperine. Gjate diteve te realizimit te fushates u organizuan nje sere aktivitetesh si psh. "Dergo Shokun tend ne Shkolle". Nje tjeter aktivitete i rendesishem ishte dergimi nga cdo femije i nje mesazhi drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Deputeteve, qe te bejne me shume per sjelljen e femijeve ne shkolle. Keto mesazhe ju prezantuan Presidentit te Shqiperise ne nje takim qe u be me te dhe nje grupi femijesh te Klubeve te Femijeve te CRCA me 1 Qershor 2005.


Edukimi i Vajzave

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA e ka pare çeshtjen e edukimit te vajzave si nje problem teper sensitiv dhe te nje rendesie te veçante. CRCA gjate vitit 2004 realizoi nje Workshop Kombetar per Edukimin e Vajzave, ku marren pjese perfaqesues te larte te Qeverise, shoqerise civile, pushtetit lokal dhe Parlamentit, nder te cilat edhe znj Valentina Leskaj, kryetare e Komisionit Parlamentar per Çeshtjet Sociale.

CRCA ne bashkepunim edhe me Qendren e Informacionit dhe Kerkimeve per te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi - CRCA, realizoi gjate vitit 2004 Fushaten Globale 'Thuaj PO Arsimimit te Vajzave'. Kjo fushate u realizua ne disa qytete te Shqiperise si: Shkoder, Kuçove, Korçe dhe Tirane.

 

 

 

Ndrysho Gjuhen|Home|Crca|Irccra|Programet|Publikimet|Legjislacion
Raportet Kombetare|Rrjetezimi
|Kontaktoni me ne|Links