NJE ZYRE E RE PER FEMIJET NE KONFLIKT ME LIGJIN NE SHQIPERI

 

 

Tirana, Educational Authority and Teachers for Tirana Tiranë - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri dhe Defence for Children International, që nga Janari i vitit 2003 kanë hapur një zyrë të re për mbrojtjen ligjore dhe sociale të fëmijëve që janë në konflikt me ligjin.

Projekti, që financohet nga Qeveria Hollandeze, do të japë ndihmë ligjore falas, përfaqësim ne gjykate dhe mbështetje sociale, ne zbatim te Konventës per të Drejtat e Fëmijës. Zyra do të perkujdeset per fëmijët e shfryëzuar, fëmijët e rrugës, fëmijët e arrestuar dhe fëmijët që jane viktima te dhunes dhe abuzimeve fizike dhe seksuale.

Zyra te Mbrojtjes Ligjore Falas te Femijeve janë krijuar gjithashtu në shtatë shtete të tjera si në: Bangladesh, Bolivi, Kolumbi, Ganë, Maqedoni, Sri Lanka dhe Ugandë, në bashkërendim me Sekretariatin Ndërkombetar të DCI-së.

Në Shqipëri, qendra e re quhet "Zyra Ligjore e Mbrojtjes Falas të Fëmijëve" dhe është vijim i Qendrave të Mbrojtjes Ligjore për Fëmijë që CRCA krijoi në tre qytete gjatë vitit 2000 bashkë me Save the Children në Shqipëri.

"Zyra Ligjore e Mbrojtjes Falas të Fëmijëve" e CRCA-së dhe DCI-së ka nje staf per dy personash: një Avokat dhe një Punonjës Sociale, që të dy me experiencë të madhe me problemet e të drejtave të njeriut dhe të fëmijës dhe në veçanti me femijët që janë në konflikt me ligjin.

Objektivat kryesore të zyres se re janë:

· Të zvogëlojë vuajtjet fizike dhe ç'rrgullimet emocionale të fëmijëve në Shqipëri, duke ofruar këshillim ligjor falas and përfaqesim për fëmijët të cilëve i janë shkelur të drejtat.

· Të fuqizojë fëmijët duke i ofruar informacion dhe edukim per të drejtat e tyre.

· Të ndergjegjesoje prindërit dhe komunitetin për sa i përket të drejtave të fëmijëve.

· Të forcojë aftesitë e anetareve te DCI-së ne Bote dhe në Shqipëri duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit midis organizatave të të drejtave të njeriut dhe grupeve të tjera që punojnë për fëmijët.

· Të trajnoje profesionistë të rinj, duke përfshirë këtu asistentë avokat, avokatë, punonjës social dhe psikologë në fushën e drejtësisë për te rinjtë dhe për të drejtat e fëmijës.

CRCA fton të gjithë organizatat që punojnë për ëemijët dhe për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri të kontaktohet me Zyren Ligjore e Mbrojtjes Falas të Fëmijëve dhe të raportojë për shkeljet e të drejtave të fëmijëve, të kërkojnë për asistencë ligjore falas, shërbimet sociale që ne ofrojmë, informacion mbi të drejtat e fëmijëve në Shqipëri etj.

Për informacion të mëtejshëm, ju lutem kontaktoni

Z. Eugen Papandile ose Znj. Belioza Çoku
Zyra Ligjore e Mbrojtjes Falas të Femijëve
Tel: 04242264

E-mail: crca@adanet.com.al

back to top