NJE STUDIM I RI I CRCA PER DHUNEN NDAJ FEMIJEVE NE FAMILJE

 

Tirane 29 Gusht 2005 - Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA, ka bere publik sot raportin e saj me te fundit lidhur me abuzimin e femijeve ne familje. Raporti eshte nje follow-up i raportit te abuzimit te femijeve, te botuar nga CRCA gjate vitit 2004, dhe mbulon nje nga temat me sensitive dhe tabu ne shoqerine shqiptare.

Raporti, qe mban titullin 'Abuzimi i Femijeve ne Familje' u pergatit nga nje group expertesh shqiptare, perfshire edhe eksperte te CRCA, gjate nje periudhe nje vjecare. Ekspertet qe u perfshine ne pergatitjen e studim-raportit jane: As. Prof Edlira Haxhiymeri, Elona Kulluri (MA) dhe Altin Hazizaj (MA), nderkohe qe raporti eshte redaktuar nga znj. Aurela Pano (Drejtore e CRCA 1997-2002). Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA dhe Qendra e Informacionit dhe Kerkimeve per te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi - IRCCRA kane vendosur qe ta botojne studim-raportin javeve ne vijim. Pergatitja dhe publikimi i ketij studimi u financuar nga Olof Palme International Center, nje nga partneret aafat-gjate te CRCA dhe IRCCRA.

Ky eshte raporti i pare ne Shqiperi, qe mbulon ceshtjen e abuzimit te femijes ne familje dhe eshte pergatitur ne dy gjuhe: Shqip dhe Anglisht. Studimi i cili bazohet mbi te dhena cilesore dhe intervista te mbledhura me femije te abuzuar, familjare, institucione shteterore dhe private. I pergatitur gjate nje viti raporti mbulon te gjitha qendrimet sociale, ligjore dhe praktike te abuzimit te femijes ne Shqiperi, perfshire edhe mendimin e femijes per kete fenomen.

"Jam i lumtur qe me se fundi ne e finalizuam kete studim - tha per Gazeten 'Ndihmoni Femijet', Altin Hazizaj Drejtor i CRCA dhe bashke-autor i studimit - Jam i lumtur sepse CRCA dhe IRCCRA perseri arriten te plotesojne qellimin e tyre per te sjelle perpara opinionit publik dhe Qeverise nje tjeter ceshtje sensitive sic eshte abuzimi i femijeve ne familje, e cila ende perben nje tabu per shoqerine. Ka ardhur koha qe, si ne gjithe Europen edhe ne Shqiperi, t'i themi 'NDAL' abuzimit te femijes. Ne duhet t'i trajtojme femijet ne nje menyre te civilizuar."

Studimi permban njembedhjete kapituj dhe trajton ne menyre specifike definicionin e abuzimit te femijes, legjislacionin dhe politikat, qendrimin social ndaj abuzimit te femijes ne familje, profilin e abuzuesit dhe te te abuzuarit, raste studimore dhe nje liste konkluzionesh dhe rekomandimesh. Studimi do te botohet brenda gjysmes se pare te muajit Shtator, nderkohe qe IRCCRA po punon qe ta beje studimin te mundur per ta lexuar edhe ne internet ne adresen: www.crca.org.al ne ditet ne vijim.

Per me shume informacion, ju lutem kontaktoni:

Qendra per Mbrojtje e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA
Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tirane
Tel / Fax: + 355 4 242264
E-mail: crca@crca.org.al
www.crca.org.al

back to top