SHQIPERI: PROMOVOHET RAPORTI 'DHUNA NDAJ FEMIJEVE NE FAMILJE'

 

Tirane 9 Dhjetor 2005 - Ne kuader te 10 Dhjetorit, Dites Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut, sot ne mengjez Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA, ne bashkepunim me Qendren e Informacionit dhe Kerkimeve per te Drejtat e Femijes dhe Olof Palme International Center Suedi, promovuan perpara mass median ne Shqiperi Studimin kualitativ 'Abuzimi i Femijeve ne Familje'.

Studimi, i cili eshte pergatitur gjate nje periudhe 2 vjeçare nga: Prof. Asoc. Dr. Edlira Haxhiymeri, Eliona Kulluri (Master) dhe Altin Hazizaj (Master), hedh drite mbi gjendjen shpesh here teper te rende, ne te cilen jetojne femijet e abuzuar ne familjet e tyre. Abuzimi krijon pasoja fizike dhe emocionale, ndonjehere edhe te pariparuershme, tek fëmijët. Keto pasoja e ndjekin femijen ne çdo hap te jetes se tij, dhe nese ato nuk trajtohen dhe nuk iu jepet ndihma e duhur, ato mbartin rrezikun e krijimit të prindërve të dhunshëm në të ardhmen.

'Abuzimi i femijeve ne familje ne Shqiperi eshte jo vetem nje problem familjar, shoqeror, por edhe kombetar. Dhuna gjeneron dhune, dhe pasojat e saj kalojne brez pas brezi. Sot eshte dita qe edhe Shqiperia t'i thote ndal dhunes ndaj femijeve ne familje' - tha Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA dhe nje nga autoret e Raportit.

Studimi është rezultat i një punë të gjatë kërkimore dhe praktike për të identifikuar problemin, njohur shkaqet, për t'u përballur me realitetin duke ju ardhur në ndihmë viktimave të abuzimit, prindërve abuzues dhe të gjithë atyre institucioneve, organizatave dhe individëve që janë të interesuar të parandalojnë ose marrin masa per te luftuar fenomenin e dhimbshëm të abuzimit të fëmijëve.

Dhuna ndaj fëmijëve shfaqet në forma të ndryshme si dhunë fizike, emocionale, dhunë seksuale dhe neglizhim. Studimi mundohet të japë një përkufizim të dhunës në përgjithësi ndaj fëmijëve si "çdo sjellje apo qëndrim që dëmton ose rrezikon mirëqënien emocionale, fizike të fëmijës si dhe shkakton ndërprerje të procesit normal të zhvillimit".

Në studim zënë vend qëndrimet mbi abuzimin duke u ndalur tek shkalla e pranueshmërisë së fenomenit nga ana e shoqërisë, qëndrimet e prindërve ndaj dhunës, shkalla e pranueshmërisë së dhunës nga vetë fëmijët dhe qëndrimi i specialistëve për këtë problem. Ende ne shoqerine shqiptare predominon mendimi se "druri ka dalë nga xhehneti", dhe kjo e ben të vështirë luftën ndaj fenomenit.

Fenomeni i dhunës kërcënon të gjithë fëmijët pavarësisht moshës, vendbanimit, gjinisë dhe nivelit social ekonomik të familjes. Për të ilustruar këtë argument në studim janë paraqitur të dhëna për familjet e fëmijëve të abuzuar. Ne mënyrë specifike studimi mbështetet në rastet e fëmijëve të dhunuar që janë trajtuar në Strehëzën për Gratë dhe Vajzat e Dhunuara në Tiranë, si dhe ato të trajtuara pranë CRCA.

Nese deshironi nje kopje ne shqip ose anglisht te Studimit, kontaktoni:

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA
Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tirana / ALBANIA
Tel / Fax: + 355 4 242264
E-mail: crca@crca.org.al
www.crca.org.al


back to top