QENDRA PER NISMA LIGJORE QYTETARE PREZANTON STUDIMIN PER VIKTIMAT E DHUNES NE FAMILJE


Tirane, 30 Janar 2006 – Qendra per Nisma Ligjore Qytetare organizoi nje tryeze te rrumbullaket per te prezantuar dhe diskutuar rreth punimit te saj me te fundit te titulluar “Per nje zbatim sa me te mire te ligjit ne mbrojtje te viktimave te dhunes ne familje, nga organet e drejtesise”, i financuar nga Komisioni Europian.

Ne tryeze merrnin pjese perfaqesues te OJF-ve, Institucioneve publike, Gjykates, Dhomes Kombetare te Avokatise, grupi i eksperteve qe punuan per publikimin etj.

Ne kete takim u prezantuan dhe u diskutuan te dhenat e nxjerra nga monitorimi 4-vjecar i veprimtarise ligjore te organeve te procedimit dhe te gjykimit, ne lidhje me trajtimin e ceshtjeve te dhunes ne familje.

Nga prezantimet dhe diskutimet doli se pjesa me e madhe e viktimave te dhunes ne familje jane femra; ne shumicen e rasteve vajzat dhe grate nuk e denoncojne dhunen dhe nuk kerkojne perpara gjykates percaktimin e fajesise ne zgjidhjen e marteses; i rendesishem aprovimi i nje ligji qe i vjen ne ndihme gruas dhe vajzes se dhunuar; duhet punur per te bere te mundur sensibilizimin e opinionit, me qellim qe te parandalojme problemin e dhunes ne familje, fenomen i cili ka patur rritje sidomos pas viteve ’90, etj.

Te gjitha rekomandimet dhe sygjerimet e dala nga punimi dhe diskutimi i tryezes do te dergohen ne Institucionet qeveritare.

Per me shume informacion, kontaktoni:

Prof. Aurela Anastasi
Drejtore
Qendra per Nisma Ligjore Qytetare
E-mail: avokatore@albmail.com

 

back to top