HOME l LAJME l LINKE
Profili l Vende pune l Guida l Kerkime l Legjislacion
 

 

 

Shoqata Refleksione

Titulli i projektit: Qendra për Punësimin e grave dhe vajzave në Tiranë, Shkodër dhe Pogradec

Qëllimi dhe objektivat e projektit:

Me programet për mbështetjen e shërbimeve për gratë në Tiranë, Shkodër, Pogradec Refleksione është shumë e fokusuar në përmisimin e gjëndjes ekonomike të gruas dhe familjes, nëpërmjet ofrimit të mundesive dhe informacionit për punësimin dhe formimin profesional. Këto Qendra ofrojnë shërbim direkt për klientet në kushte të vështira jetese por synojnë të përfshihen në programe punësimi në nivel kombëtar.

Aktivitet e projektit:

Punësimi për gra dhe vajza (ndërmjetësimi midis punëdhënësit dhe grave, informacion, si dhe në përgatitjen e dokumentave të nevojshme)
Ndërmjetësimi për punësim në tregjet kryesore të Shqipërisë, në Tiranë si dhe në qendrën kryesore veriore në shkodër
Trajnime profesionale bazuar në një studim të tregut mbi kërkesat për punësimin në vendet e sipërpërmendura
Nxitje dhe pjesmarrje e vullnetareve në funksion të projektit të punësimit
Vetpunësimi i grave në zonat e mësipërme si në Pogradec, në Jug të Shqipërisë
Nxitja e turizmit familjar fokusuar në zonën e Pogradecit, por me disa iniciativa trajnuese edhe në zona të tjera jugore.

Rezultatet e projektit:

Disa të dhëna për Qendrën e Punësimit të Grave në Tiranë.
Gjatë periudhës Tetor 2000 - Dhjetor 2003 janë rregjistruar (756 gra) ku 34% e klienteve kanë mbaruar Shkollën e Lartë, 43% e klienteve kanë mbaruar Shkollën e Mesme dhe 23% e klienteve kanë mbaruar Shkollën 8-vjecare.
Klientë që iu është ofruar mundësi punësimi (376gra) ku 23% e klienteve kanë mbaruar Shkollën e Lartë, 50% e klienteve kanë mbaruar Shkollën e Mesme dhe 27% e klienteve kanë mbaruar Shkollën 8-vjecare.
Kliente që janë punësuar (217 gra) ku 46% e klienteve kanë mbaruar Shkollën e Lartë, 39% e klienteve kanë mbaruar Shkollën e Mesme dhe 15% e klienteve kanë mbaruar Shkollën 8-vjecare.

Kush e financon projektin:

CORDAID - HOLLANDE


Këshilli Rinor Shqiptar

Titulli i projektit: Punësimi i të Rinjve www.riniaonline.info

Qëllimi dhe objektivat e projektit:

Nxitja e shkallës së interesit së të rinjve shqiptarë për të kërkuar punë
Përmirësimi i menaxhimit të tregut të punës nëpërmjet aplikimit të teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit
Rritja e mundësisë së pjesmarrjes së të rinjve në kurse trainimi profesionale
Reduktimi i shkallës së diskriminimit së të rinjve në marëdhëniet e punës nëpërmjet rritjes së shkallës së informacionit mbi legjislacionin e punës
Rritja e transparencës në procesin e konkurimeve për vënde pune në administratën publike nëpërmjet publikimit të kërkesave dhe ofertave
Reduktimi i shkallës së frustrimit së të rinjve nga mungesa e informacionit për tregun e punës dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me raportet e tij me të.

Aktivitet e projektit:

Ngritja e grupit të punës
Trajnimi i grupit të punës
Koordinimi i punës me partnerët
Studimi i tregut të punës; Tendencat e kerkesës dhe ofertës
Përgatitja e të dhënave përkatëse për webpage-in
Sigurimi i informacionit të kërkesës dhe ofertës
Menaxhimi dhe shpërndarja e informacionit të kërkesës dhe ofertës
Vlerësimi i punës


Rezultatet e projektit:

Interes më i lartë i të rinjve për të kërkuar punë dhe për të pranuar rregullat e lojës së tregut të punës
Tregu i punës do të ketë një dinamikë më të lartë dhe do të rritet bashkëveprimi midis ofertës dhe kërkesës.
Aplikimi i teknologjive të reja të komunikimit dhe informacionit në demokratizimin e tregut të punës do të sjellë një numër më të madh të rinjsh të punësuar dhe një përmirësim të menaxhimit të vetë tregut të punës
Një numër më i madh të rinjsh do të ndjekin kurset profesionale
Një numër më i madh të rinjsh do të shmangin apo do të kundërshtojnë diskrimin që mund t'i bëhet në punë si pasojë e rritjes së shkallës së njohurive mbi rregullat e lojës dhe legjislacionin përkatës.
Një numër më i madh të rinjsh do të arrijnë që të konkurojnë për vende pune në administratën publike brenda rregullave të lojës dhe në një proçes më demokratik.
Të rinjtë do të kenë një këndvështrim më të qartë dhe më realistë mbi tregun e punës dhe mundësitë reale që ata kanë për një marëdhënie pune që t'i përshtatet aftësive dhe interesave personale

Kush e financon projektin:

Mbështetur nga: Bashkia Tirana, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
Kërkimi për fonde në vazhdim e sipër.


Fondacioni Soros Tirane

PUNESIMI PRAKTIK I STUDENTEVE II

Megjithëse numri i pranimeve në shkollat e larta është shtuar, mundësia për të gjetur punë pas përfundimit të studimeve mbetet ende e vogël. Administrata publike dhe bizneset janë mosbesues ndaj aftësive të të rinjve, ndërkohë që këta të fundit i kanë të pakta shanset për të provuar në praktikë dijet e tyre. Për të gjallëruar këtë marrëdhenie në dobi të të dy palëve, në vitin 2001 Programi i Rinisë ideoi dhe zbatoi projektin e punësimit praktik , i cili u ofroi studentëve të Universitetit të Tiranës mundësinë për të punuar pranë institucioneve gjatë pushimeve verore me kohë jo të plotë, një traditë kjo e harruar në auditoret shqiptare pas viteve 90.

Kjo përvojë u përsërit edhe gjatë 2002 me përfshirjen edhe të Programit të Reformës Ekonomike dhe rezultoi një agjent ndryshimi të vërtetë në kontekstin e rivendosjes së lidhjeve të Universitetit me administratën publike dhe biznesin. Numri i studentëve pjesëmarrës dhe institucioneve pritëse në fazën e dytë u dhjetëfishua. Gjatë muajve korrik-gusht 2002, 220 studentë u punësuan me kohë jo të plotë pranë 50 bizneseve private dhe institucioneve publike : Presidenca, Parlamenti, Kryeministria, Ministria e Jashtme, Ministria e Arsimit, Ministria e Ekonomisë, Bashkia e Tiranës, Birra Tirana, AM Group, etj. Studentët pjesëmarrës në këtë projekt u punësuan në pozicione të ndryshme duke kryer punë reale në varësi tee funksioneve që mbanin duke nisur nga punët e thjeshta të zyrës deri ne hartime planesh apo strategjish në ekip.

http://www.soros.al/I_Nxitje_Punesimi.htm

KURSE TRAINIMI PER SIPERMARRJEN PER GRATE DHE TE RINJTE

Një nga prioritetet kryesore të programit të reformës ekonomike është rritja e aftësive sipërmarrëse të grave dhe të të rinjve.

Nëpërmjet Agjensisë Rajonale të Zhvillimit dhe degëve të saj në 8 rrethe te vendit (Tiranë, Shkodër, Korcë, Gjirokastër, Elbasan, etj) gjate vitit 2002, u trainuan rreth 482 gra dhe vajza nga i gjithë vendi, me qëllim fuqizimin e aftësive sipërmarrëse të grave që sapo kane nisur biznes dhe krijimin e këtyre aftesive tek ato që mendojnë të hapin një të tillë. Në fund të trainimeve projekti ofroi edhe asistencë për përpilimin e biznes- planeve për 31 pjesëmarrëse që ishin të interesuara të aplikonin për kredi për zhvillimin e biznesit të tyre. Nga këto, 14 biznese arritën të financoheshin me kredi.

Po kështu, nëpërmjet zyrës së konsulencës mbi menaxhimin të KPMG, Fondacioni trainoi rreth 87 te rinj të moshave 20-30 vjec. Trainimi u përqëndrua kryesisht në të rinj nga rrethi i Tiranës, që kanë mbaruar vetëm shkollën e mesme apo atë tetëvjecare, që jane aktualisht të papunë dhe kanë potencial dhe/ose dëshirë për të inicuar nje biznes te vogël.
Nëpërmjet projektit grupet e interesuara për të inicuar biznese u ndihmuan edhe në përpilimin e plan bizneseve përkatëse. Gjithashtu Fondacioni do të lehtësojë marrjen nga këto grupe të mikrokredive nga Fondacioni "Besa" (institucion kredie per biznesin e vogel dhe te mesëm).

http://www.soros.al/I_Trainim_sipermarjen.htm


TRAINIM PER NXITJE PUNËSIMI PËR GRATË DHE VAJZAT E DHUNUARA

Dukuria e dhunimit të grave dhe vajzave në Shqipëri është luftuar kryesisht nëpërmjet fushatave sensibilizuese për parandalimin e saj dhe krijimit paralelisht të strukturave të posacme që ofrojnë këshillime për viktimat e dhunës. Por synimi final është riintegrimi në shoqëri I kësaj kategorie që e ka humbur besimin tek vetja si pasojë e tronditjeve psikologjike dhe paragjykimeve të të tjerëve.

Një mënyrë shume efikse për ta kryer këtë integrim është aftësimi profesional I grave dhe vajzave të dhunuara. Ky ishte dhe thelbi I një projekti propozuar nga Streheza per grate dhe vajzat e dhunuara, mbështetur nga Programi I Gruas. Fillimisht u trainuan anëtarë të stafit per të realizuar këtë lloj trainimi me klientet e strehëzës dhe më pas u kalua në 5 kurse trainimi në profesionet: punëtore shërbimi me specialitet pastrimi dhe mirëmbajtje, gatim dhe servirje, kujdestare për persona të moshës së trete, për fëmijë të moshave parashkollore dhe sekretare.

Në përfundim të projektit, 24 gra dhe vajza të përfshira në projekt u punësuan në biznese të ndryshme sipas kualifikimeve të marra gjatë trainimit.


Një Endërr më Shumë

QENDRA "NJE ENDERR ME SHUME"

Qëllimi dhe objektivat e programit:

Përveç zbutjes së problemeve sociale dhe ekonomike të fëmijëve, ne kemi si objektiv trajnimin e tyre profesional në mënyrë që këta fëmijë të jenë profesionistë të zotë dhe të konkurojnë denjësisht në kushtet e një ekonomie të lirë tregu.
Qendra "Një Endërr më Shumë " është një program integrimi social për fëmijët e rrugës dhe adoleshentët në vështirësi të moshës 14 - 17 vjeç. Qendra ofron formim profesional, mbështetje ekonomike dhe ndjekje sociale, organizuar në kurse 9 mujore. Ajo shërben dhe si qendër burimore për studime të ndryshme në fushën sociale, të cilat realizohen nëpërmjet anketave të ndryshme në terren. Anketimi dhe seleksionimi i përfituesve kryhet nga punonjëset sociale të qendrës që janë diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale. Gjatë sesionit të parë shkollor (Tetor 2000 - Qershor 2001) kanë përfituar 81 fëmijë të varfër, gjatë sesionit të dytë (Korrik 2001 - Mars 2002) kanë përfituar 80 fëmijë, gjatë sesionit të tretë (Korrik 2002 - Janar 2003) kanë përfituar 80 fëmijë të varfër dhe gjatë sesionit të katërt (Prill 2003 - Janar 2004 ) kanë përfituar 80 adoleshentë. Ndërkohë ka filluar sesioni i pestë dhe aktualisht janë duke ndjekur kurset e trajnimit profesional 80 adoleshentë në vështirësi ekonomike dhe sociale.

Aktivitet e projektit:

Qendra ofron kurse të formimit profesional në 4 profesione. Këto kurse zgjasin 9 muaj, dhe konsistojnë në kurse:

Automekanike
Parukerie
Guzhine
Rrobaqepsie

Pas përfundimit të kursit nxënësit pajisen me diploma përkatëse të firmosura nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe nga Qendra.

Në fund të diplomimit u jepen mjetet e punës sipas profesioneve përkatëse, në bazë të një sistemi kreditimi.

Përveç kurseve të formimit profesional qendra ofron:

Ndërhyrje sociale për të ndihmuar fëmijët të zgjidhin problemet që ata kanë, për të lehtesuar ose ndikuar në gjëndjen e tyre sociale.
Njohuri kompjuterike dhe matematike që shtojnë njohuritë e tyre dhe i bëjnë më konkurent në treg.
Zvillimin e orëve sportive që shërbejnë për edukimin fizik, që është i nevojshëm për një socializim të tyre me bashkëmoshatarët. Fëmijët janë të pranishëm në evenimente sportive që organizohen në qytet.
Një mjek i qendrës i cili ndjek në mënyrë të vazhdueshme këta fëmijë. Çdo njeri prej tyre ka kartelen e tij mjekësore. Përveç kësaj Qendra i siguron atyre jetën (për 12 muaj) në mënyrë që ato të mos jenë të pambrojtur ndaj aksidenteve apo fatkeqësive.
Ne ofrojmë për të gjithë fëmijët një shërbim drekor falas.


Rezultat e projektit:

Gjatë vitit 2002 Qendra: "Një Endërr më Shumë" e ngriti nivelin dhe sasinë e shërbimeve sociale në komunitetin ku jeton duke u bërë pjesë e rëndësishme në këtë qytet për krijimin e një rrjeti bashkëpunimi duke e institucionalizuar këtë bashkëpunim tashmë me akt-marrveshje formale dhe jo-formale me institucione dhe organizata homologe:


Kush e financon projektin:

Projekti financohet nga ICCO/Organizata Ndëshkishtare për zhvillimin e Kooperim - Holland


Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste dhe Rrjeti i Biznesit Femëror Shqipëtar

Orientimi dhe sensibilizimi i kërkesës për punësimin e grave të varfëra dhe të margjinalizuara në shoqërinë tonë.


Qëllimi dhe objektivat e projektit/programit:

Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste dhe Rrjeti i Biznesit Femëror Shqiptar ka si qëllim krijimin e një rrjeti efektiv informacioni dhe orientimi për të drejtuar, sensibilizuar dhe përfshirë gratë që kërkojnë të punësohen. Rritjen dhe përmirësimin e mundësive të punësimit të grave dhe të rinjve në rrugë efikase dhe të drejtpërdrejta. Të cilat në rrugë shtetërore janë vështirë të realizohen dhe strukturat e tyre ekzistuese janë të dobëta dhe të pamjaftueshme ose formale për të realizuar objektiva që kërkojnë aftësi, njohuri, informacion të përditshëm dhe vullnetarizëm.


Aktivitet e programit/projektit:

Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste dhe Rrjeti i Biznesit Femëror Shqiptar ka zhvilluar trajnime, workshope, seminare në funksion të trajnimit dhe aftësimit të grave punëmarrëse që janë të interesuara për krijimin e strukturave të orientuara dhe konkretisht të një qendre punësimi dhe një sporteli punësimi që jep informacion. Lidhje të drejtpërdrejtë me ofertat dhe kërkesat për punësim, tavolina të rrumbullakta me komunitetin e punëmarrësve, etj.

Shërbimet e ofruara nga ShGPA:

Punësime afatshkurtëra dhe afatgjata.
Trajnime për kulturë tregtare.
Ndihmë ligjore dhe informacion ditor mbi ligjet tregtare.
Informacion vendas dhe të huaj për tregtinë dhe sipërmarrjen.
Literaturë në Shqip, Anglisht dhe gjuhë të tjera.
Shërbime sekretarie.
Takime, seminare, mbledhje dhe konferenca.
Kurse gjuhe të huaj.
Marrje vizash tregtare pranë ambasadave.
Ndërmjetësim me organet qeveritare dhe me institucione të tjera shtetërore dhe private.
Ndërmjetësim dhe garanci në Banka të tjera kredimarrëse.
Investime të përbashkëta.
Asistencë tregtare për biznesin femëror Shqiptar të vogël dhe të mesëm nëpërmjet trajnimesh, shërbimesh këshilluese dhe informacion kohor biznesi në nivele know-how, teorikisht dhe praktikisht.

Rezultat e programit/projektit:

Gjatë këtyre 10 viteve ShGPA ka punësuar part-time 500 gra dhe vajza full-time 900 te tjera part-time. Në 3 vitet e fundit ShGPA ka hapur 4 ekspozita vetjake dhe 2 mikse, ku kanë marrë pjesë mbi 1000 vizitorë.

Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste dhe Rrjeti i Biznesit Femëror Shqipëtar ka punësuar 200 gra dhe vajza, si dhe ka arritur të aktivizojë një rrjet të gjerë kontaktesh të organizmave shtetërore dhe private.


Kush e financon programin/projektin:

Projekti financohet nga anëtarët e SHGPA-së. I njëjti projekt është duke u zbatuar edhe në 17 degët e tjera të ShGPA-së.


english l linke ©2004 youth employment