|
NJE FAQE E RE
INTERNETI PER INICIATIVAT E PUNESIMIT TE TE RINJEVE NE SHQIPERI
Eshte një kënaqësi
për mua të anoncoj hapjen e një faqeje të re
Interneti për iniciativat e punësimit të të
rinjve në Shqipëri. Qendra për Mbrojtjen e të
Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA,
organizata kombëtare kryesore për mbrojten e të drejtave
të fëmijëve në Shqipëri, që nga fillimet
e saj të para ka përfshirë të drejtat e të
rinjve si pjesë të programit të saj. Në vitin
1998, ne filluam të publikonim për herë të parë
"Revisten për të Drejtat e Fëmijëve dhe
të Rinjëve në Shqipëri" e cila tani është
në numrin e saj të katërmbëdhjetë. Ndërkohë,
në vitin 2003 bashkë me German Education Traning - GET,
të finacuar nga GTZ, ne nisem një iniciativë të
re mbi mundësitë e punësimit të të rinjëve
në Shqipëri. I njëjti projekt po zbatohet gjithashtu
edhe në Bullgari, Maqedoni dhe Rrumani.
Pse një faqe interneti të re për iniciativat e
punësimit të të rinjëve në Shqipëri?
Ka shumë arsye dhe qëllime
pse GET dhe CRCA vendosën të krijonin një faqe interneti
për mundësitë dhe iniciativat e punësimit të
të rinjëve në Shqipëri. Shumë iniciativa
të Punësimit të të Rinjëve janë dukë
u zhvilluar nga organizata dhe institucione të ndryshme në
Tiranë dhe Shqipëri. Këto inicativata ndryshojnë
nga kreditimet e vogla deri te trainimet profesionale, trainime
profesionale, shërbime këshilluese dhe informuese, gjetje
punesimi, etj. Megjithatë askush nuk po ofron një shërbim
informacioni të plotë për punësimin e të
rinjëve që mund t'i përgjigjet të gjitha nevojave
të tyre. Disa të rinjve mund t'iu nevojitet vetëm
këshillimi, disa të tjerëve trainimi ose kreditimi,
të tjerëve informacioni, etj. Kështu që çdo
iniciative për punësimin e të rinjve duhet të
jetë në gjëndje të japë një mundësi
më të gjërë shërbimesh ose të drejtojë
të rinjtë në iniciativa të tjera të përshtatshme
per t'i ndihmuar ata.
Në Shqipëri është e qartë se ka mungese
të shkëmbimit të informacionit ndërmjet organizatave
që punojnë për punësimin e të rinjve. Prandaj
egziston një nevojë urgjente për koordinimin e iniciativave
të ndryshme për t'i perdorur dhe për të përfituar
nga perpjekjet ekzistuese në qofte se duam të shmangim
që të fillojmë nga hiçi dhe të rishpikim
rrotën. Networku i propozuar për Punësimin e të
Rinjve ka si qëllim të ndërtohet mbi "Praktikat
Efektive"dhe t'i ofrojë çdo organizate që
punon në fushën e Punësimit të të Rinjve
informacion dhe dokumentacion përkatës ekzistues për
të përshpejtuar dhe rritur performancën e tyre dhe
të shmangë dublikimin e përpjekjeve në mënyrë
që t'i shërbejë më mirë target grupit të
tyre.
Cilat janë objektivat tona?
Projekti ka si qëllim të
ndërtojë kapacitete të OJF-ve për sa i përket
Informacionit mbi Punësimin e të Rinjëve ndërmjet
shkëmbimit të informacionit dhe eksperiencave. Kjo do
të arrihet nga krijimi i një Faqe Interneti Informuese
për punësimin e të rinjve, e cila do të ofrojë
informacion dhe dokumentacion mbështetës për çdo
organizatë që punon në fushën e punesimit të
të rinjve në Shqipëri. Projekti do të ndërtohet
mbi përpjekjet ekzistuese që janë arritur nga pesë
organizata partnere, projektet e të cilave janë vleresuar
nga Projekti GET-GTZ dhe të cilat kanë marrë pjesë
në Workshopin Rajonal, të mbajtur në Shkup në
Tetor 2003. Si fazë të parë, kjo faqe Interneti do
të ketë si target në veçanti organizatat që
punojnë për punësimin e të rinjëve.
Cfarë presim të arrijmë?
Organizatat e përfshira në
punësimin e të rinjëve nëse ato janë OJF,
institucione shteterore, organizata publike apo Qendra për
të rinjtë, duhet të arrijnë:
- Të njihen me përpjekjet
ekzistuese dhe me organizatat që punojnë në të
njëjtën fushë dhe të jenë në gjëndje
të marrin informacioin shtesë për to.
- Të jenë në gjëndje të ndihmojnë
të rinjtë në organizatat e tjera per t'iu përgjigjur
nevojave bazë të tyre. Referimet mund të jepen për
institucione të tjera trainimi, organizata që japin kredi
të vogla, ofrues informacioni, etj.
- Të kenë akses mbi informacion që ka të bëjnë
me evenimente dhe lajmet më të fundit në këtë
fushë.
- Të jenë në gjëndje të kenë akses
dhe të përdorin dokumentacionin e dobishem si studimet
për tregun e punës, manuale Trainimi, informacion mbi
legjislacionin dhe politikat shteterore, të oforuar nga Qeveria,
OJF-te, donatore të ndryshme etj.
- Të jenë në gjëndje të përfitojnë
në mënyrë të drejtëpërdrejtë
nga database i organizatave të tjera, sidomos për kërkim
pune ose mundësi vullnetarizmi.
- Të jenë në gjëndje të lokalizojnë
lehtë profesionistë dhe këshilltarë të
specializuar në punësimin e të rinjve.
- Të jenë në gjëndje të eksplorojnë
rrugë të reja për të bashkëpunuar me partnerë
të tjerë dhe të ndajnë informacionin mbi përpjekjet
dhe eksperiencat e tyre për punësimin e të rinjve.
Informacioni do të përshpejtojë
performancën e organizatave dhe rrisë në mënyrë
të rëndësishme arritjet e tyre për të ndihmuar
të rinjtë të punësohen. Faqja e Internetit e
propozuar i përgjigjet boshllëkut të informacionit
duke e bërë atë të disponueshëm, informacion
që do të vihet në dispozicion nga të gjithë
anëtarët e networkut si dhe të interesuarit. Informacioni
do të arrijë tek të rinjtë në mënyrë
të drejtëpërdrejtë ndërmjet çdo
organizate ose projekti për punësimin e të rinjve
në Shqipëri.
Hyrja e faqes në Internet
do të ketë vetëm faqen e parë në anglisht
për ta lidhur atë me inicativa të tjera ndërkombëtare
në këtë sektor dhe mund të përdoret si
model për inicativa të tjera. Megjithatë, faqet e
nivelit të dytë do të jenë në Gjuhen Shqipe
në mënyrë që t'i përgjigjet nevojave për
informacion të target grupit, që flasin përgjithësisht
këtë gjuhe.
Sinqerisht
Altin Hazizaj
Drejtor i CRCA
|