|
Qendra e Informacionit dhe Kerkimeve per te Drejtat e Femijeve
ne Shqiperi (IRCCRA) u krijua ne 26 Gusht 1999 nga nje vendim
i Bordit te Drejtoreve te Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave
te Femijeve ne Shqiperi - CRCA. Qe prej muajit Janar 2002
IRCCRA fuinancohet nga The Olof Palmes International Center
me qender ne Suedi, qe eshte edhe donatori kryesor i Qendres.
Nje donator tjeter i IRCCRA eshte edhe Fondacioni Soros ne
Tirane.
QELLIMET
Qellimi kryesor i IRCCRA eshte:
- Te koordinoje informacionin per femijet dhe te drejtat
e femijeve ne Shqiperi;
- Te rrise numrin e kerkimeve dhe studimeve ne fushen e te
drejtave te femijeve ne Shqiperi;
- Te forcoje kapacitetet e OJQ-ve ne nivel lokal dhe kombetar,
- Te beje te mundur krijimin e lehtesive per femijet, OJQ-te,
organizatat joqeveritare dhe ekspertet.
OBJEKTIVAT
- Te rrise informacionin rreth punes, projekteve dhe kerkimeve
qe jane bere ose po behen nga OJQ-te.
- Ti ofroje OJQ-ve dhe organizmave qeveritare treinime
te specializuara nga nje staf I kualifikuar per ceshtjen
e trajtimit te femijeve dhe te te drejtave te tyre.
- Te krijoje nje database te OJQ-ve ne Shqiperi, si dhe
nje liste te projekteve te realizuara prej tyre.
- Ngritja e nje qendre interneti qe do te bente te mundur
qe OJQ-te, profesionistet, avokatet, juristet, studentet
etj te ishin ne kontakt te vazhdueshem me Boten per çeshtjen
e femijeve dhe te drejtave te femijeve.
- Te shperndaje informacion te vazhdueshem persa i perket
granteve, fondeve, projekteve, konferencave, ne Sjhqiperi
dhe jashte saj qe lidhen me punen e OJQ-ve ne Shqiperi.
- Mbajtja e kontakteve te ngushta dhe informimi i masmedias.
ÇFARE SHERBIMESH OFRON IRCCRA
IRCCRA e mbeshtetur nga nje grant i The Olof Palmes International
Center, tani mund te ofroje per te gjithe ju sherbimet dhe
lehtesite e meposhtme:
SHERBIMET PA PAGESE PER ANETARET E IRCCRA
- Informacion per femijet dhe te drejtat e femijeve ne
Shqiperi dhe ne bote
- Gazeten Elektronike "Ndihmoni Femijet"
- Gazeten Elektronike "Femijet dhe Massmedia"
ne partneritet me
- Rrjetin e Gazetereve per Femijet
- Revista per Femijet dhe te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi
- Trainime per pergatitje liderishipi OJQ-je menaxhimit
financiar te tyre.
- Trainime per KDF-ne ne standarte te tjera nderkombetare
per te drejtat e femijeve.
SHERBIMET ME PAGESE
- Nje dhome takimet dhe mbledhjesh
(max 20 persona).
- Internet akses
- Librari me mese 1000 borime ne shqip dhe ghuhe te huaja
- Akses ne Kompjuter
- Fotokopje dhe Printime
- Kurse Kompjuteri
- Nje mini-bar
Te gjitha keto
sherbime per anetaret ofrohen me çmime simbolike. Energji
Elektrike pa nderprerje.
Note: To become a member of IRCCRA,
please contact
us
back to top
|