Qendra për Mbrojtjen
e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri
CRCA është një organizatë joqeveritare,
jopolitike, jofetare dhe jofitimprurëse. Misioni i CRCA mbrojtja
dhe zhvillimi I të drejtave të fëmijëve në
Shqipëri.CRCA është krijuar në Mars 1997 dhe
miratuar ngna Gjykata e Tiranës në Qershor të të
njëjtit vit. Anëtarë të saj janë juristë,
mjekë, gazetarë, sociologë të njohur dhe të
rinj në moshë, por me një eksperiencë të
gjerë në fushën e të drejtave të fëmijëve.
CRCA është e organizuar në dy borde: Bordin e Drejtorëve
dhe Bordi i Këshilluesve. Anëtarë të Bordit
të Këshilluesve janë personalitete të njohura
shqiptare si dhe aktivistë të të drejtave të
fëmijëve.
STRATEGJIA E CRCA 2000-2002
MISIONI
Misioni i Qendres per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi
eshte:
a) Mbrojtje aktive e te drejtat e femijeve ne Shqiperi;
b) Zbatimi i standarteve nderkombetare per te drejtat e
femijeve, veçanerisht te Konventes per te Drejtat e Femijes
te OKB-se;
c) Te perhape informacion per shkeljet e te drejtave te
femjeve ne Shqiperi per te gjithe organizmat e interesuara dhe ata
qe pregatitin politikat per te drejat e femijeve.
d) Permiresimi i kushteve te jeteses te femijeve ne familje,
institucioneve publike dhe shoqeri.
e) Trainime per anetare te Parlamentit, nivele te ndryshme
Gjykate, mesues, gazetare, punonjes police dhe oficere burgjesh.
OBJEKTIVAT
1- Perhapjen e informacionit per gjithcka mbi situaten e
te drejtave te femijeve ne Shqiperi dhe mbi instrumentat qe mbrojne
te drejtat e femijeve ne Shqiperi.
2- Trainimin e Parlamentareve, strukturave Qeveritare dhe
perfaqesuesve te OJQ-ve.
3- Edukimin e te drejtave te femijeve ne shkolla.
4- Mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne Shqiperi.
5- Zhvillimin e femijeve ne Shqiperi.
6- Rritjen e Pjesemarrjes se Femijeve ne nivel lokal dhe
kombetar.
STRATEGJIA
PER VEPRIM
Strategjia per veprim e Qendra per te Drejtat e Femijeve en Shqiperi
bazohet ne permiresimin dhe forcimin e te drejtave te femijeve ne
Shqiperi nepermjet zbatimit te plote te ligjeve kombetare per femijet
dhe te drejtat e tyre. Ne te njejtin hap me kete do te ecet edhe
ne zbatimin e standarteve nderkombetare te te drejtave te femijeve.
Kjo strategji eshte aktive sepse do te zbatohet brenda nje kohe
te shkurter dhe nepermjet veprimeve dhe masave direkte. Kjo strategji
gjate zbatimit te saj do te respektoje ne maksimum ndryshimet objective
te shoqerise shqiptare.
Strategjia per aksion e CRCA do te zhvillohet ne keto dy drejtime
kryesore: afat I shkurter dhe i mesem, afat-gjate.
STRATEGJIA
AFAT SHKURTER DHE AFAT MESME E CRCA
a) Asistence dhe shtytje e institucioneve qeveritare per
zbatimin e ligjeve ekzistuese, te cilat mbrojne te drejtat e femijeve.
b) Zbatimin e standarteve dhe ligjeve te reja per mbrojtjen
dhe permiresimin e te drejtave te femijeve ne Shqiperi.
c) Perhapje dhe pershtatje e informacionit per situaten e
te drejtave te femijeve ne Shqiperi per institucionet qeveritare,
OJQ-te, femijet, mas median dhe te gjithe te interesuarit.
d) Trainimin e parlamentareve, gjykatesve te niveleve te
ndryshme, anetareve te OJQ-ve, mesuesve, gazetareve, policeve dhe
oficereve te burgut. Kjo do te permiresonte nivelin e vetedijes
dhe veprimeve per respektimin dhe mbrojtjen e te drejtave te femijeve.
STRATEGJIA
AFAT GJATE E CRCA
a) Rritja e volumit te te drejtave qe femijet kane ne Shqiperi,
ne varesi nga evolucioni social, politik, ekonomik i vendit dhe
ndryshimet ne mentalitetin e shoqerise.
b) Mbrojtje e te drejtave te femijeve permes asistences profesionale
dhe te kualifikuar, te ofruar per femije ne nevoje dhe pa te ardhura.
c) Perfshirjen e komuniteteve lokale ne çeshtjen e
mbrojtjes te te drejtave te femijeve.
d) Edukimin e te drejtave te femijeve ne shkolla fillore,
8-vjecare dhe te mesme, duke kontribuar ne njohjen e te drejtave
nga femijet.
e) Trainimi i parlamentareve, gjykatesve, perfaqesueve te
OJQ-ve, gazetareve, mesuesve, punojesve te policise dhe punonjesve
te burgjeve mbi ceshtjen e respektimit dhe mbrojtjes te te drejtave
te femijeve.
f) Duke rritur pjesemarrjen e femijeve ne institucione publike
dhe vende te tjera ku pergatiten politikat per femijet dhe te drejtat
e tyre.
PLANI
I VEPRIMIT
Duke patur parasysh strategjine per veprim te Qendres per Mbrojtjen
e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi, plani i veprimit qe CRCA
mund te ndjeke per permbushjen e misionit te saj eshte:
§ Qendra per Mbrojtjen Ligjore Falas te Femijeve per
te bere te mundur mbrojtjen ligjore te femijeve ne konfikt me ligjin.
§ Qendra e Informacionit per te Drejtat e Femijeve ne
Shqiperi (IRCCRA) per te shkembyer informacion mes OJQ-ve, Qeverise,
organizatave nderkombetare dhe donatoreve.
§ Te raportoje mbi situaten e te drejtave te femijeve
ne Shqiperi, nepermjet vezhgimit te kujdesshem te situates te te
drejtave te femijeve ne te gjithe vendin.
§ Trainimin e strukturave qeveritare dhe jo-qeveritare
mbi Konventen per te Drejtat e Femijes te OKB-se dhe dokumenta te
tjera nderkombetare te Kombeve te Bashkuara per te drejtat e femijeve.
§ Klubet e Femijeve per te rritur pjesemarrjen e femijeve
ne nivel lokal dhe kombetar dhe te reduktoje numrin e femijeve qe
punojne ne Shqiperi.
§ Edukimin e te Drejtave te Femijeve ne Shkolle nepermjet
publikimeve te materialeve te ndryshme informative si libra dhe
fletepalosje dhe organizimin e kurseve te trainimit per mesuesit
ne partneritet me Ministrine e Arsimit.
Back to top
|