|
PROGRAMI
NDAL
PUNES DHE TRAFIKUT TE FEMIJEVE NE SHQIPERI
Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi- CRCA
eshte nje nga organizatat kryesore qe punon qe prej vitit 1999 kunder
fenomenit te punes dhe trafikut te femijeve ne Shqiperi.
Puna dhe Trafiku i Femijeve ne Shqiperi
jane fenomene qe jane shfaqur pas viteteve '90 ne Shqiperi. Ndryshimet
e sistemeve te ketyre viteve u shoqeruan me krijimin e nje terreni
te pershtatshem per t'u rritur ne permasa keto fenomene negative.
Varferia e shtrire ne mese 60 perqind te popullsise dhe papunesia
paten nje impakt te paraparashikuar ne drejtim te femijeve. Mungesa
e legjislacionit adekuat dhe politikave te pershtatshme, perkoi
edhe me rrezimin e sistemit te mbrojtjes sociale, dobesimin e arsimimit,
dhe vlerave te kujdesit ndaj femijes. Fillimi i viteve '90 i gjeti
femijet me nje sistem thuajse te shkateruar te mbrojtjes sociale
dhe ekonomike. Per pasoje, femijet u kthyen ne krah pune dhe vulnerabiliteti
i tyre, beri qe shume prej tyre te gjenden te detyruar te bejne
pune jashte deshires se tyre ose te kthehen ne viktima te trafikut
te femijeve. Kjo situate e rende beri qe CRCA te behej akoma me
e ndjeshme ne luften kunder ketyre fenomeneve negative te shoqerise
shqiptare.
Format kryesore te punes se femijeve ne Shqiperi
CRCA beson se mese 50 mije femije
jane te detyruar te punojne ne Shqiperi. Ky punesim perfshin si
punesimin sezonal ashtu edhe ate te plote. Nder format kryesore
te punes se femijeve mund te permendim: industrine e sherbimeve
(shitje ne rruge ose dyqane), lypjen, industrine e turizmit (kamariere,
pastrues), industrine e ndertimit, industrine tekstile, industrine
e peshkimit, ne agrikulture dhe punen ne familje (kujdesen per femijet
e tjere me te vegjel, pastrimin dhe gatimin), si dhe format me te
renda te punes se femijeve.
Format me te renda te punes se femijeve
Nje nga shkeljet me flagrante te
te drejtave te femijeve ne Shqiperi eshte edhe perfshirja e tyre
ne format me te renda te punes se femijeve. Kjo pune sigurisht qe
lidhet drejtepersedrejti me shfrytezimin seksual te femijeve, dhe
eshte nje nga format me shkaterruese dhe demtuese e te ardhmes se
femijes. Nder format me kryesore qe mund te permendim jane: turizmi
seksual, pornografia, prostitucioni, si dhe trafiku i femijeve per
qellim te shfrytezimit ekonomik dhe seksual.
Çfare ka bere CRCA ne lufte kunder Punes
dhe Trafikut te Femijeve ne Shqiperi?
CRCA qe prej 2001 ka hapur nje program
te veçante dedikuar te gjithe femijeve te perfshire ne punen
e femijeve dhe ne format me te renda te kesaj pune. Programi "Ndal
Punes dhe Trafikut te Femijeve ne Shqiperi" eshte financuar
nga nje sere donatoresh te rendesishem si ILO-IPEC, OPIC, DCI dhe
ECPAT Hollande. Qe prej vitit 2003 programi i punes se femijeve
financohet nga parteri afat-gjate i CRCA, Olof Palme International
Center, ndersa pjesa e programit kunder trafikut te femijeve financohet
nga DCI - ECPAT Hollande. Qellimi kryesor i ketij programi eshte
:
" Te ofroje modele sherbimesh
te suksesshme te rehabilitimit dhe ri-integrimit per femijet (dhe
familjet e femijeve) qe punojne apo jane ne risk per pune ne pese
Klubet e Femijeve. Klubet te Femijeve jane qendra psiko-sociale
qe ofrojne sherbime per femijet qe punojne, femijet qe jane ne risk
si dhe per familjet e tyre. Femijet gjate nje viti te plote asistohen
nepermjet arsimimit jo-formal dhe aktiviteteve edukuese dhe kulturore,
per te mundur kthimin e tyre gjate vitit te ardhshem ne Shkolle.
Per kete qellim ne punojme ngushte me autoritetet lokale si Bashkite,
Drejtorite Arsimore dhe Administraten e Sherbimit Social, per te
bere te mundur rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre ne sistemin
formal te shkollimit. Klubet e femijeve jane te ngritura ne Tirane
(2 klube), Korçe, Shkoder dhe Kuçove.
" Permiresimi i politikave
dhe legjislacionit ne fushen e punes dhe trafikut te femijeve. CRCA
ka qene nder nxitesit dhe kontribuesit kryesore ne pergatitjen e
Strategjise Kombetare per Femijet (2000-2005 dhe 2005-2015) ku ka
kerkuar me kembengulje permiresimine e politikave ne sherbimet qe
ofrohen per femijet viktima te shfrytezimit ekonomik dhe seksual.
Per kete qellim ne punojme ne parneritet me Parlamentin, Kryeministrine,
Ministrine e Punes dhe Çeshtjeve Sociale, si dhe shoqerine
civile ne Shqiperi.
" Fushata 'Ndal Punes se Femijeve
ne Shqiperi' ka si qellim te ndergjegjesoje Qeverine shqiptare dhe
institucionet e saj, prinderit e femijeve qe punojne, opinionin
publik dhe shoqerine civile per te marre masa kunder punes se femijeve
ne Shqiperi. Çdo vit CRCA realizon fushata ndergjegjsuese
ne te gjithe Shqiperine nepermjet organizimit te debateve ndergjegjesues,
takimeve me autoritetet lokale dhe shperndarjes se posterave, fletpalosjeve
lidhur me punen e femijeve. Ne keto fushata vete femijet jane aktore
aktive dhe luajne nje rol te rendesishem per ndergjegjesimin e te
rriturve per problemet e tyre.
" Forcimi i Kapaciteteve Institucionale
dhe Profesionale te stafeve te Qeverise ne nivel qendror dhe lokal,
si dhe OJF-ve qe punojne me/per femijet. CRCA ne programin e saj
realizon workshope, seminare ndergjegjesuese dhe trainime per punen
e femijeve me perfaqesues te nivelit qendror, lokal dhe te OJF-ve
qe punojne per femijet ne Shqiperi.
Puna e CRCA kunder Trafikut te Femijeve
Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave
te Femijeve ne Shqiperi -CRCA e ka pare si nje nga prioritete e
saj edhe çeshtjen e trafikut te femijeve ne Shqiperi. Nder
nismat dhe iniciativat qe CRCA ka inicuar ose ka marre pjese mund
te permendim:
" Raport Permbledhes per Trafikun
e Femijeve ne Shqiperi "Trafikimi i Femijeve ne Shqiperi"
" Permiresimin e politikave shteterore kunder trafikut te qenieve
njerezore dhe veçanerisht trafikut te femijeve ne Shqiperi.
Per kete qellim CRCA ka marre pjese ne menyre active ne hartimin
e Strategjise Kombetare Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore ne
Shqiperi dhe Strategjise Kombetare Kunder Trafikut te Femijeve ne
Shqiperi.
" Forcimin e Kapaciteteve Institucionale nepermjet organizimit
te kurseve te trainimit per perfaqesues te larte te Qeverise qenderore
dhe lokale, si dhe OJF-ve qe punojne per femijet viktima te trafikimit.
" Organizimin gjate vitit 2005 te Workshopit Europian (Lindje-Perendim)
per çeshtjen e Trafikut te Femijeve per qellime shfrytezimi
seksual ne Europe, ne bashkepunim me DCI-ECPAT Hollande.
Fushatat Ndergjegjesuese Globale
CRCA eshte antare e Fushates Globale
'Arsimim per te Gjithe'. CRCA çdo vit realizon per Shqiperine
nje sere aktivitesh ndergjegjesues mbi rendesine e arsimimit. Kete
vit Fushate u organizua nen moton "Arsimo per t'i dhene Fund
Varferise". Ne partneritet me World Vision, Aleanca per Femijet
ne Shqiperi dhe CISP realizuan aktivitete ndergjegjesuese ne te
gjithe Shqiperine. Gjate diteve te realizimit te fushates u organizuan
nje sere aktivitetesh si psh. "Dergo Shokun tend ne Shkolle".
Nje tjeter aktivitete i rendesishem ishte dergimi nga cdo femije
i nje mesazhi drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Deputeteve,
qe te bejne me shume per sjelljen e femijeve ne shkolle. Keto mesazhe
ju prezantuan Presidentit te Shqiperise ne nje takim qe u be me
te dhe nje grupi femijesh te Klubeve te Femijeve te CRCA me 1 Qershor
2005.
Edukimi i Vajzave
Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave
te Femijeve ne Shqiperi - CRCA e ka pare çeshtjen e edukimit
te vajzave si nje problem teper sensitiv dhe te nje rendesie te
veçante. CRCA gjate vitit 2004 realizoi nje Workshop Kombetar
per Edukimin e Vajzave, ku marren pjese perfaqesues te larte te
Qeverise, shoqerise civile, pushtetit lokal dhe Parlamentit, nder
te cilat edhe znj Valentina Leskaj, kryetare e Komisionit Parlamentar
per Çeshtjet Sociale.
CRCA ne bashkepunim edhe me Qendren
e Informacionit dhe Kerkimeve per te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi
- CRCA, realizoi gjate vitit 2004 Fushaten Globale 'Thuaj PO Arsimimit
te Vajzave'. Kjo fushate u realizua ne disa qytete te Shqiperise
si: Shkoder, Kuçove, Korçe dhe Tirane.
|