home
C.R.C.A
I.R.C.C.R.A
Programet
Legjislacion
Raportet kombetare
Rrjetezimi
Kontaktoni me ne
Links

 

 

Publikimet

 

Publikimet e CRCA

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi ka nje program te veçante per Informimin dhe Edukimin e te drejtave te femijeve. Nje pjese e botimeve te CRCA jane te drejtuara veçanerisht tek ekspertet e Qeverise lokale dhe qendrore ne Shqiperi, si dhe perfaqesuesit e OJQ-ve, Universiteteve, Gjykatave, Policise dhe Prokurorise. Nje pjese tjeter e botimeve tona jane te pergatitura nga femijet dhe per femijet, sidomos flete-palosje, postera etj. Qe prej vitit 1999 te gjitha botimet e CRCA pergatiten nga nje staf ekspertesh te Qendra e Informacionit dhe Kerkimeve per te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi (IRCCRA). CRCA gjithashtu boton tre gazeta ne bashkepunim edhe me partnere te tjere. Me poshte do te gjeni nje liste te te gjitha publikimeve te CRCA si dhe te gazetave:


LIBRA

- "Revista No. 1 - No. 7 per te Drejtat e Femijeve dhe te Rinjve ne Shqiperi", ku permblidhen studime, deklarata, dhe artikuj qe kane te bejne me te drejtat e femijeve ne Shqiperi. Pjese e ketij botimi periodic tremujor eshte edhe legjislacioni nderkombetar per femijet, si dhe nje database i gjere i OJQ-ve qe punojne ne Shqiperi per femijet dhe te drejtat e tyre.

- "Trokitja e Analfabetizmit" - Nje studim per shkaqet e braktisjes se shkolles nga femijet ne Shqiperi.

- Manuali i Policise per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve, eshte nje manual qe eshte perdorur gjeresisht ne treinimet e CRCA per trainimin e stafeve te policise ne Shqiperi. Ky manual permban ne vetvete edhe legjislacionin nderkombetar per administrimin e drejtesise per te mitur.

- "A kane te Drejta Femijet ne Shqiperi" - Botim permbledhes i materialeve te prezantuara ne Konferencen Kombetare me rastin e 10-vjetorit te Konventes per te Drejtat e Femijes te OKB-se.


GAZETA DHE BOTIME ELEKTRONIKE

- Gazeta Elektronike "Ndihmoni Femijet", nje botim javor qe nga viti 1999 ne gjuhen angleze dhe perfshin materiale per femijet ne Shqiperi, si dhe ne rajonin e Europes Juglindore.

- Gazeta "Lajmet nga Klubet e Femijeve" - eshte nje botim special i CRCA ku permbidhen lajmet me te fundit dhe kryesore per situaten e femijeve qe punojne ne Shqiperi, si dhe aktivitetet e realizuara ne Klubet e Femijeve Kunder Punes se Femijeve ne Shqiperi.

- Gazeta Elektronike "Massmedia dhe Femijet" eshte nje publikim i perbashket i CRCA me Rrjetin e Gazetareve per te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi. Ne kete gazete perfshihen te gjithe artikujt e botuar ne te perditshmet shqiptare qe kane lidhje me femijet.

MANUALE TRAINIMI

- Manual Trainimi "Femijet dhe Konventa per te Drejtat e Femijeve", i pergatitur nga CRCA eshte nje material i domosdoshem per trainere dhe organizata qe organizojne trainime per Konventen e te Drejtave te Femijes te OKB-se.

- Manual Trainimi "Puna e Femijeve dhe Format me te Renda te saj" - pergatitur nga eksperte te CRCA ne bashkepunim me IPEC-ILO. Ky manual eshte i nevojshem per te gjithe traineret dhe organizatat qe punojne drejteperdrejte me femijet qe punojne, femijet e rruges, si dhe format me te renda te punes se femijes.

- Manual i Lehtesuesit te Klubit te Femijeve - eshte nje manual i pergatitur posaçerisht per mesuesit dhe punonjesit sociale qe punojne me femijet e rruges, femijet ne veshtiresi si dhe femijet qe punojne. Manuali eshte pergatitur nga eksperte te njohur shqiptare dhe eshte ndihmes per organizimin e aktiviteteve jo-formale edukukuese, si dhe lojrave dhe aktiviteteve jashte shkollore.

- Manuali i Policise per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve, eshte nje manual qe eshte perdorur gjeresisht ne treinimet e CRCA per trainimin e stafeve te policise ne Shqiperi. Ky manual permban ne vetvete edhe legjislacionin nderkombetar per administrimin e drejtesise per te mitur.

POSTERA DHE FLETEPALOSJE

- "NDAL FORMAVE ME TE RENDA TE PUNES SE FEMIJEVE" (bardh e zi), eshte pergatitur ne bashkepunim me Global March Against Child Labour dhe eshte perdorur ne te gjitha fushatat qe CRCA ka organizuar ne Shqiperi per ndalimin e formave me te renda te punes se femijes.

- "NDAL PUNES SE FEMIJEVE NE SHQIPERI" (me ngjyra), eshte pergatitur ne bashkepunim me IPEC-ILO dhe eshte perdorur si nje kit (permban poster, flete-palosje dhe nje Reklame Televizive) per ndergjegjesimin e opinionit publik, qeverise, OJQ-ve dhe femijeve qe punojne per pasojat e punes se femijeve, si dhe per masat qe duhen ndermarre per parandalimin dhe eleminimin e punes se femijeve ne Shqiperi.

 

 

back to top

 

 

Ndrysho Gjuhen|Home|Crca|Irccra|Programet|Legjislacioni
Raportet Kombetare|Rrjetezimi
|Kontaktoni me ne|Links