home
C.R.C.A
I.R.C.C.R.A
Programet
Publikimet
Legjislacion
Raportet kombetare
Kontakto me ne
Links
 

 

 

RRJETI PER TE DREJTAT E FEMIJEVE NE SHQIPERI-ACRN

 

HYRJE

Që pas vitit 1990 numri i organizatave joqeveritare në Shqipëri ka ardhur duke u rritur gjithnjë e më tepër. i njëjti fenomen ka ndodhur edhe me OJQ-të që punojnë për fëmijët. Megjithatë, ndërkohë që shumë prej këtyre grupimeve kanë krijuar aleanca, forume apo qendra koordinimi, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me OJQ-të për fëmijët dhe të drejtat e tyre.
Si pasojë e këtij mosorganizimi grantet e vëna në dispozicion të projekteve dhe programeve të OJQ-ve të të drejtave të fëmijëve kanë qenë shumë herë më të vogla sesa ato të dhëna për OJQ-të e grave, të të drejtave të njeriut, mjedisit, shëndetit etj.
Duke u nisur nga këto arsye Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA ne Shtator te vitit 1999 mendoi se ka ardhur koha që OJQ-të që punojnë për fëmijët ne Shqipëri të krijonin një rrjet të përbashkët. Ne nje takim te organizuar nga CRCA dhe me pjesmarrjen e nje grupi te gjere OJQ-esh shqiptare, perfaqesues te donatoreve te ndryshem dhe institucioneve qeveritare, u vendos të krojohet:

MISIONI KRYESOR

- Mbrojtja dhe zhvillimi i të drejtave të fëmijëve në Shqipëri;
- Forcimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i OJQ-ve që punojnë për fëmijët;
- Implementimi i Konventes per te Drejtat e Femijeve te Kombeve te Bashkuara.


OBJEKTIVAT

- Pergatitja dhe / ose monitorimi i Raportit te Shqiperise per Komitetin e te Drejtave te Femijes ne Gjeneve.
- Rritja e pjesmarrjes se femijeve ne nivel lokal dhe kombetar.
- Shkëmbimi i vazhdueshëm i informacionit midis të gjitha OJQ-ve pjestare te rrjetit;
- Shkembimi i eksperiencave pozitive midis partnereve dhe anëtarëve të tyre
- Shpërndarja e informacionit që kanë OJQ-të tek Parlamenti, Qeveria, OJQ-te ndërkombëtare dhe ato shqiptare, fëmijët, studiuesit e të drejtave të fëmijëve si dhe të gjithë të interesuarit;
- Ndërgjegjësimi i fëmijëve dhe i opinionit publik për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri;
- Kujdesi ndaj fëmijëve që emigrojnë dhe atyre të minoriteteve;
- Ndërgjegjësimi i donatorëve për projektet dhe programet e OJQ-ve të kësaj fushe si dhe për shkeljet e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri;
- Treinimi i vazhdueshëm i anëtarëve të OJQ-ve në fushën e të drejtave të fëmijëve si dhe për çështjen e menaxhimit të OJQ-ve.
- Kontakte të vazhdueshme me masmedian;
- Të ndergjegjësojë donatorët për rritjen e kapaciteteve teknike te OJQ-ve shqiptare.
- Të rrisë komunikimin dhe përfshijë në Rrjet OJQ-të në rrethe.
- Të rrisë komunikimin me Parlamentin, Qeverinë dhe strukturat e tjera shtetërore që kanë në fokus fëmijët dhe të drejtat e tyre.

ORGANIZIMI

ACRN eshte nje rrjet joformal i organizuar si me poshte:

- Keshilli i Pergjithshem, qe perbehet nga te gjithe anetaret e rrjetit dhe qe mblidhet nje here ne 6 muaj.
- Bordi Drejtues, prej 9 anetaresh qe zgjidhet nga Keshilli i Pergjithshem nje here ne vit.

BORDI DREJTUES

Bordi Drejtues i ACRN zgjidhet nje here ne vit dhe eshte struktura drejtuese e Rrjetit. Bordi mbildhet nje here ne muaj dhe perbehet nga 9 anetare:

- 5 anetare nga OJQ-te pjesmarrese ne Keshillin e Pergjithshem
- 2 anetare nga grupet e femijeve
- 1 anetar nga donatoret e ACRN
- 1 anetar nga institucionet Qeveritare

TE DREJTAT DHE DETYRAT E BORDIT

- Mban kontakte te rregullta me te gjithe anetaret
- Shqyrton / miraton /refuzon kerkesat per anetaresim
- Menaxhon Fondin e Aktiviteteve
- Percakton parimet, strategjine, dhe prioritetet e ACRN
- Percakton kriteret dhe formen e anetaresimit
- Organizon aktivitete, seminare, konferenca, kurse treinimi etj, per çeshtjen e femijeve.


ANETARESIA

ACRN ka dy forma anetaresie:

a) Anetaresi e plote
b) Anetaresi shok

KRITERET E ANETARESISE SE PLOTE

- Subjekti eshte ligjor prej te pakten 1 viti
- Punon per femijet ose te drejtat e femijeve
- Ka nje strategji dhe program te qarte per punen me femijet.
- Subjekti me punen e saj ka treguar profesionalizem ne punen me femijet
- Subjekti ka programe, projekte dhe aktivitete per femijet.
- Paguan nje kuote anetaresie vjetore prej 3000 Lek.
- Paguan kuotizacionin mujor prej 1000 Lek.


KRITERET E ANETARESISE SHOK

- Subjekti eshte ligjor ose pergatitet per tu bere i tille
- Punon per femijet dhe/ose per te drejtat e femijeve
- Ka nje strategji dhe program te qarte per punen me femijet.
- Paguan nje kuote anetaresie vjetore prej 1500 Lek.
- Paguan kuotizacionin mujor prej 500 Lek.


FONDI I AKTIVITETEVE

Te gjitha te ardhurat e siguruara nga anetaresia vjetore dhe kuotizacioni mujor i te gjithe atenatereve te ACRN krijojne Fondin e Aktiviteteve te Rrjetit.

Fondi administrohet nga Bordi Drejtues i ACRN.

Ky fond vihet ne dispozicion te organizimit te seminareve, konferencave, workshopeve, treinimeve dhe aktiviteteve te tjera te ACRN per çeshtjen e femijeve.

Fondi mund te perdoren per te financuar kerkimet ne fushen e te drejtave te femijeve ose çeshtjen e femijeve, apo nxitjen e pergatitjes se Raportit Kombetar per Komitetin e te Drejtave te Femijeve ne Gjeneve


PIKA E KONTAKTIT E ACRN

Takimi i dhjete e ACRN vendosi qe pika e kontaktit per Rrjetin te vazhdoje te jete CRCA

ANETARE TE RRJETIT JANE

1 - Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi
2 - Bashkesia e Romeve te Shqiperise "Amaro Drom"
3 - Shoqata Ndihmoni Jeten
4 - Ndihme ndaj Gruas Kryefamiljare dhe Femijeve te saj
5 - Mbeshtetje per Adoleshentet
6 - Komiteti Shteteror "Gruaja dhe Familja"
7 - Qendra Shqiptare per te Drejtat e Njeriut
8 - Trusti i Femijeve Europiane
9 - Besa Skaut - Shqiperi
10 - Organizata e Librit per Femije dhe te Rinj
11 - Fondacioni Shqiptar i Shoqerise Civile - FSHSHC
12 - Rrjeti i Edukimit per Adoleshentet ne Pakicat dhe Shtesen me Ngjyre
13 - Shoqata e Jetimeve te Shqiperise
14 - Shoqata per Mbrojtjen e te Drejtave te Gruas Qytetare dhe Fshatare - Berat
15 - Qendres se Trajnimit Multidisiplinar per Problemin e Keqtrajtimit te Femijeve
16 - Shoqata Gruaja Realitete dhe Vizione
17 - Shoqata "Per nje komunitet human"
18 - Shoqata Shqiptare e Planifikimit Familjar
19 - Qendra e Informacionit dhe Kerkimeve per te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi


A.C.R.N

OBJEKTIVAT

ORGANIZIMI

BORDI DREJTUES

ANTARSIA

ANTARE TE RRJETIT JANE

 

back to top

Ndrysho Gjuhen|Crca|Irccra|Programet|Publikimet|Legjislacion
Raportet Kombetare
|Kontaktoni me ne|Links