CRCA mirëpriti me sukses Programin Europian të Trainimit mbi trafikimin e femijëve

22 Mars 2005

Tiranë 21 Mars 2005- Qendra e të Drejtave të Fëmijëve në Tiranë- CRCA
mirëpriti me sukses takimin e parë të *Programit Europian të Trainimit
mbi Trafikimin e Femijëve*, që u organizua nga ECPAT Hollande, në
Shqipëri më 18-19 Mars 2005, me pjesëmarrjen e më shumë se 30
perfaësuesish të OJF-ve të vëndeve nga Europa Perëndimore dhe Lindore.

Programi i Trainimit, takimi i parë i të cilit u zhvillua në Tiranë dhe
në Durrës, kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve te Qeverive dhe
OJFve të vëndeve të Europës Perëndimorë dhe Lindore mbi çështjet e
trafikimit të fëmijëve. Programi u mbështet nga programi AGIS i
Komisionit Europian, Fondacioni OAK dhe Body shop Foundation.

Dita e parë e takimit u organizua në godinën e Bashkisë së Tiranës, e
ndodhur në qendër të Tiranës, u fokusua më prezantimin e qëllimeve dhe
objektivave të Trafikim 3, projekt i ECPAT Hollandez, pritjeve të
pjesëmarrësve prej manualit të trainimit, organizimin e kurseve të
trainimit në secilin vend të Europës Lindore, etj. Dita e dytë e
takimit
u prit në Durrës, e fokusuar më shumë në detajet e kursit të trainimit,
cilësinë e pjesëmarrësve, institucionet dhe organizatat që ata
përfaqësonin, roli i partnerëve të binjakëzuar në Europën Perëndimore,
testimin dhe prodhimin e manualeve të trainimit etj.

Objektivat e Projektit janë të rrisin njohuritë, ndërgjegjësimin dhe
ekspertizën dhe të përmirësojnë aftësitë operacionale të aktorëve të
ndryshëm në mënyrë që të mbrohen fëmijët nga trafikimi për qëllime
seksuale në Europën Lindore dhe Perëndimore, të njohin fëmijët viktima
të trafikut, të merren me nevojat e tyre specifike në baze të të
drejtave të fëmijëve dhe të përmirësojnë ndjekjen penale të
trafikantëve. Pjesërisht bazuar në raste pozitive ekzistuese, një
manual
trainimi dhe programi do të zhvillohet (në anglisht, rusisht dhe gjuhë
të tjera lokale) në kontekstin (ndër) kombëtar të problemit të
trafikimit të fëmijëve për qëllime seksuale dhe vënien në jetë për
zbatimin e ligjit, mbrojtjen dhe kujdesin e fëmijëve në nivel lokal dhe
kombëtar. Manuali dhe trainimi do të përdoret nga aktorë të ndryshëm që
kanë një rol dhe përgjegjësi në luftën kundër trafikut të fëmijëve.

Për me shumë informacion, ju lutem kontaktoni:
ECPAT Netherlands
Email:info@ecpat.nl

back to top