22 Mars 2005
Tiranë 21 Mars 2005- Qendra e të Drejtave të Fëmijëve
në Tiranë- CRCA
dhe CISP (Komiteti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Popujve)
një
Organizatë
e rëndësishme Italiane prezente në Shqipëri, bashkuan
forcat për
sensibilizimin e fëmijëve dhe familjeve në Shqipëri
mbi çështjet e
integrimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara
në shkolla dhe shoqëri.
CISP ka punuar për shumë vjet në disa nga zonat më
të varfëra të
Shqipërisë për fëmijët me aftësi të
kufizuara, si në Krujë, Fushë-
Krujë
dhe Laç.
Ndërkohë CRCA, si organizata më e madhe e të drejtave
të fëmijëve në
vend, ka një eksperiencë të madhe në organizimin
e fushatave
sensibilizuese dhe publike dhe për fëmijët.
Qëllimi i fushatës është sensibilizimi i opinionit
publik, fëmijëve dhe
Qeverisë Shqiptare mbi situatën e fëmijëve me
aftësi të kufizuara në
Shqipëri dhe nevojën e masave të duhura për të
asistuar integrimin e
tyre në shkollat publike dhe në shoqëri. Vetëm
pak fëmijë me aftësi të
kufizuara janë integruar dhe mund te ndjekin zyrtarisht shkollën
së
bashku me fëmijët e tjerë normal. Pak lehtësira
janë vënë në
dispozicion, megjithëse Strategjia Kombëtare kërkon
të bazohet në
krijimin e lehtësirave.
Gjatë fushatës 15 ditore së bashku CISP dhe CRCA kanë
për qëllim
sensibilizimin e më shumë se 6000 fëmijëve dhe
familjeve për të drejtat
e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në fund
të fushatës organizatat kanë
planifikuar të dërgojnë një letër të
hapur drejtuar Presidentit dhe
Kryeministrit të Shqipërisë, me mesazhe të fëmijëve
me aftësi të
kufizuara, që do të ndjekin aktivitetet e fushatës.
Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:
Qendra e të Drejtave të Fëmijëve Shqipëri
- CRCA
Tel / Fax: + 355 4 242264
E-mail: crca@adanet.com.al
back to top