STUDIMI I RI I CRCA MBI PJESEMARRJEN E FEMIJEVE NE SHQIPERI

Tirane 08 Prill 2005 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA beri te ditur sot se eshte ne perfundim te publikimit te studim-kerkimit te saj te ri mbi pjesemarrjen e femijeve ne Shqiperi. Studimi, i cili do te vije nen titullin ‘’Une kam te Drejte te Vendos’’, mbulon ceshtjen e pjesemarrjes se femijeve ne procesin e vendim-marrjes publike, vecanerisht ne nivelin e shkollave, punimet e Qeverise qendrore dhe lokale.

Studimi, i cili u perfundua gjate 2004, fincohet nga partneri afatgjate i CRCA, the Olof Palme International Center Sweden, i cili ka financuar studim-kerkime te ngjashme te CRCA qe nga 2003. ‘’ Une kam te Drejte te Vendos’’ prezanton te dhena mbi rendesine e pjesemarrjes se femijeve, politikat publike mbi pjesemarrjen e femijeve ne procesin e vendim-marrjes. Gjithashtu ai pershkruan perceptimin dhe kuptimin e pjesemarrjes se femijeve ne syte e femijes dhe te te rriturve, te bazuara ne intervista dhe te dhena te mbledhura per kete studim. Megjithate studimi nuk mbaron ketu. Me tej ai identifikon praktika pozitive, ku pjesemarrja e femijeve ka qene thelbi kryesor i programit te zbatimit ne nivel te Qeverise dhe te OJQ-ve. Ndonese disa nga iniciativat e Qeverise mund te mos konsiderohen si te tilla, ato mund te sherbejne si shembuj te mire ne te ardhmen per pjesemarrjen e femijeve.

Nje liste konkluzionesh dhe rekomandimesh shoqeron studimin, ne te cilit arrihet ne perfundimin se ndonese pjesemarrja e femijeve po behet nje prirje paresore e shume iniciativave nga ana e Qeverise dhe OJQ-ve, ajo eshte akoma perballe veshtiresine te te berit realitet per cdo femije ne vend. Studimi u realizua nga znj. Alma Maksutaj dhe z. Altin Hazizaj te CRCA.

Studimi do te jete ne dispozicionin tuaj ne versionin Shqip ne: http://www.crca.org.al/shqip/Raportet%20kombetare.htm dhe ne versionin Anglisht ne: http://www.crca.org.al/national%20reports.htm

Per me shume informacion, ju lutemi kontaktoni:

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA
Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tirane / Shqiperi
Telefon / Fax:+ 355 4 242264
E-mail: crca@adanet .com.al
www.crca.org.al
ECPAT Netherlands
Email:info@ecpat.nl

back to top