WORKSHOP I SUKSESSHEM I CRCA DHE MPJ PER REKOMANDIMET E KOMITETIT PER TE DREJTAT E FEMIJES

 

Tirane 27 Prill 2004 – Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Shqiperise, ne bashkepunim me Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA, organizuan sot ne Tirane nje workshop nje-ditor me Teme: Rekomandimet e Komitetit për të Drejtat e Fëmijës të OKB-së për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës në Republikën e Shqipërisë. Ky workshop u financua nga Fondacioni Olof Palme International Center, me qender ne Suedi.

Ne muajin Janar 2005, Komiteti per te Drejtat e Femijes ne Gjeneve morri ne shqyrtim Raportin e Qeverise per situaten e te drejtave te femijeve ne vend. Ne perfundim te sesionit te tij, Komiteti i paraqiti Qeverise Shqiptare nje sere rekomandimesh, te cilat duhen marre ne konsiderate dhe duhen zbatuar brenda nje periudhe pese vjeçare.

Qellimi i workshopit te sotem ishte te prezantonte perpara opinionit publik dhe shoqerise civile ne Shqiperi masat e marra deri me sot nga Qeveria shqiptare dhe Ministrite e Linjes, per te bere te mundur zbatimin e ketyre rekomandimeve, si dhe per te percaktuar dhe diskutuar prioritetet gjate pese vitene ne vazhdim per mbrojtjen dhe garantimin e te drejtave te femijeve ne Shqiperi.

Ne takim morren pjese rreth 75 perfaqesues te te gjitha ministrive kryesore, qe punojne per femijet ne Shqiperi, perfaqesues te shoqerise civile, OJF-ve shqiptare e te huaja, ambasades Suedeze dhe Amerikane ne Tirane etj. Takimi u hap nga znj. Merita Ndreko, keshilltare prane zv. Kryeministrit, e cila paraqiti perpara pjesmarresve planin me te fundit te Qeverise Shqiptare per pergatitjen e Strategjise se re te Femijeve ne Shqiperi.

Nderkohe, z. Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA, ne fjalen tij u ndal ne rendesine e kesaj mbledhjeje, e cila organizohet per here te pare ne Shqiperi, dhe qe ka si qellim te krijoje ura bashkepunimi midis Qeverise dhe shoqerise civile, per zbatimin e rekomandimeve te Komitetit per te Drejtat e Femijeve ne Gjeneve.

Nderkohe z. Armand Skapi, Drejtor i Zyres se Marredhenieve me OKB-se ne Ministrine e Puneve te Jashtme, theksoi ne fjalen e tij, se takimi i sotem eshte pjese e plotesimit te detyrimeve te Qeverise Shqiptare perpara OKB-se per te bere te njohur rekomandimet e Komitetit per te Drejtat e Femijes, si dhe te zhvilloje nje plane veprimi per pese vjetet e ardhshem.

Me pas perfaqesues te Qeverise shqiptare, Ministrise se Jashtme, Ministrise se Drejtesise, Ministrise se Rendit Publik, Ministrise se Shendetesise, Ministrise se Arsimit, Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve, Bashkise se Tiranes dhe Avokatit te Popullit, ne fjalen e tyre i kushtuan rendesi prezantimit te prioriteteve per çdo ministri per respektimin dhe zbatimin e te drejtave te femijeve.

Nderkohe perfaqesuesi i CRCA, z. Altin Hazizaj, u ndal ne rendesine qe ka perfshirja e shoqerise civile ne procesin e monitorimit te shkeljes te te drejtave te femijeve ne vend, dhe veçanerisht ne pergatitjen e Raportit Alternativ per Situaten e te Drejtave te Femijeve ne vend. (Nje kopje te ketij raporti ne Gjuhen Shqipe mund ta gjeni ne adresen: http://www.crca.org.al/shqip/Raportet%20kombetare.htm ).

Ne perfundim te takimit u zhvillua edhe nje debat i hapur midis pjesmarresve, per te patur mundesine e sjelljes ne vemendje te perfaqesuesve te Qeverise dhe Ministrive, probleme te cilat perbejne prioritet per zbatimin e te drejtave te femijeve.

Shqiperia nenshkroi Konventen per te Drejtat e Femijes te OKB-se ne 27 Shkurt 1992. Çdo pese vjet Qeveria shqiptare ka per detyre qe te raportoje perpara Komitetit te te Drejtave te Femijes, per zbatimin e Konventes, si dhe per gjendjen ne te cilen femijet jetojne. Per here te pare Raporti i Qeverise u pergatit ne vitin 2003 dhe u prezantua ne Komitetin per te Drejtat e Femijes ne vitin 2005.

Per cdo informacion mbi workshopin, mos hezitoni te kontaktoni me:

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA
Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tirana / ALBANIA
Tel / Fax: + 355 4 242264
E-mail: crca@adanet.com.al
www.crca.org.al

back to top