CRCA HAP LINJEN E PARE PROFESIONALE TE TELEFONIT TE NDIHMES PER FEMIJET NE SHQIPERI

 

Tirana 29 April 2004 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA, organizata kryesore per mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne vend, beri te njohur sot hapjen e Linjes se pare profesionale te Telefonit te Ndihmes per Femije. Qendra qe do te quhet "Telefoni i Ndihmes per Femijet" do te hapet zyrtarisht ne fillim te Muajit Maj 2005. Ajo do te kombinoje sherbimin e telefonit te ndihmes 24 ore ne dispozicion te femijeve, me punen e nje grupi profesionistesh si mjeke pediater, avokate, psikologe dhe punonjes sociale, te cilet do te jene cdo dite ne sherbim te femijeve qe do te vizitojne qendren. Telefoni i Ndihmes per Femijet, gjate vitit te pare te aktivitetit do te mbuloje me sherbimet e tij 1/3 e te gjithe femijeve ne Shqiperi, ndersa gjate vitit te dyte dhe te trete, sherbimi do te shtrihet ne nivel kombetar.

"Ne kete moment ne jemi duke negociuar me autoritetet perkatese per te marre nje numer papagese per femijet - tha Altin Hazizaj, drejtor i CRCA - ndersa ne fillim te muajit Maj qendra do te hape dyert e saj per te gjithe femijet, dhe sigurisht ekspertet e çeshtjes se abuzimit te femijeve ne Shqiperi. CRCA gjithmone ka qene nder organizatat kryesore qe jane marre me çeshtjen e abuzimit te femijeve ne Shqiperi, dhe ky sherbim i ri tregon edhe nje here perkushtimin tone per femijet dhe publikun ne Shqiperi."

Nderkohe zyrat me mjedise miqesore per femijet jane ne finalizimin final te dizenjimit te tyre. Qendra do te sherbeje gjithashtu nje audience te gjere si: prinderve, perfaqesuesve te OJF-ve dhe Qeverise, meqenese nje pjese e programit i dedikohet edhe permiresimit te politikave dhe legjislacionit, trainimit mbi çeshtjen e abuzimit te femijes, forcimit te kapaciteteve te Qeverise dhe OJF-ve. Nderkohe nje grup i eksperteve te CRCA jane duke perpunuar materialet e publicitetit dhe ndergjegjesimit per Linjen e Telefonit te Ndihmes per Femijet ne Shqiperi.

Per cdo informacion, mos hezitoni te kontaktoni me:

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA
Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tirana / ALBANIA
Tel / Fax: + 355 4 242264
E-mail: crca@adanet.com.al
www.crca.org.al

back to top